Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil zhvilloi një takim konsultativ në Lezhë, në prani të deputetëve të dy krahëve politikë, Ambasadorit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, si dhe autoriteteve vendore.Gjatë fjalës së saj, Drejtuesja e KMSHC-se, Lefterije Lleshi (Luzi), u shpreh se janë identifikuar disa problematika, të cilat do t’i adresohen Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, theksoi se njësia vendore ka ndërmarrë hapa pozitivë në drejtim të përmirësimit të shërbimit civil, duke ju dhënë zgjidhje problematikave të trashëguara ndër vite.

Nga ana e tij, Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, u shpreh se përmirësimi i shërbimit civil është një domosdoshmëri dhe një hap i rëndësishëm për përparimin e reformave në vend.

Pas këtij takimi konsultativ në Lezhë ku ishin te pranishem dhe komisonet parlamentare, raporti i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2025 pritet të prezantohet në Kuvendin e Shqipërisë.

lajm në përditësim...