Takim që pritet në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit/ Stano: E ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga progresi në dialog

Takim që pritet në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit/ Stano: E ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga progresi në dialog

Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano, duke folur rreth takimit që pritet në Buksel  mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të enjten e ardhshme në Bruksel tha se dialogu nuk është i imponuar, por vullneti i të dyjave palëve, gjë që është e rëndësishme në rrugëtimin evropian për të dyja vendeve.

Ai përmendi dhe marrëdhëniet e irrituar sëfundmi mes Serbisë dhe Kosovës.

"Nuk i takon BE-së t’u imponojë zgjidhje partnerëve, veçanërisht partnerëve të cilët shprehen shumë qartë se objektivi i tyre strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Pra, procesi i anëtarësimit drejt BE-së, rruga drejt BE-së, është në fakt leva që BE-ja ka. Dhe ne, natyrisht, po e përdorim sepse çështjet që ju përmendët, po trajtohen mes palëve me ndihmën dhe lehtësimin e Bashkimit Evropian. Shumë çështje që po shkaktojnë acarime në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës trajtohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Por ky është pikërisht ai që quhet dialog i lehtësuar, nuk është dialog i detyruar, kështu që ne mund të lehtësojmë për aq kohë sa ka vullnet nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje kompromisi. Ne i ndihmojmë ata të gjejnë zgjidhjen e kompromisit, por u takon atyre që të jenë gati për kompromiset e nevojshme”, u shpreh Stano.

Stano tha se BE-ja po ndihmonë plalët në gjetjen e një kompromisi, dhe përparimi në dialog i të dyja vendeve është i rëndësishëm lidhur me rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në BE.

“Këtë do të përpiqemi të bëjmë në çdo takim të ardhshëm. Përfshirë takimin e nivelit të lartë të enjten e ardhshme, në Bruksel mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti, për të çuar përpara të gjitha çështjet në dialog, sepse pa progres në dialog, dhe kjo nëse dëshironi një levë shumë të fortë, nuk do të ketë progresim në rrugën e anëtarësimit në BE të të dyja palëve. Pra, kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e tyre evropiane, është e rëndësishme të përparojnë në dialogun e lehtësuar nga BE. Sepse pa këtë nuk do të ketë përparim dhe objektivi i tyre strategjik nuk do të përmbushet. Nuk do të jetë e mundur. Nëse nuk ka përparim, nuk mund të përparoni në procesin e përgjithshëm. BE-ja po bënë çfarë po mundet por përsëri, ne nuk mund të imponojmë, sepse kjo nuk është ajo që bëjmë ne, ne mund të ndihmojmë palët të sillen në mënyrë evropiane, që do të thotë të gjejnë kompromisin, sepse duke gjetur kompromisin, kjo është mënyra se si funksionon Bashkimi Evropian, dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi t’i ndihmojmë ata të arrijnë”, tha  Stanto.

Më herët, Stano konfirmoi për mediat se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve. Takimi i 18 gushtit do të jetë i treti midis Kurtit dhe Vuçiçit. Ata janë takuar dy herë gjatë vitit të kaluar në kuadër të dialogut, por dy takimet nuk kanë prodhuar rezultate konkrete.Kosova insiston se një marrëveshje finale do të duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë mes vendeve, ndërkaq Serbi dëshiron zgjidhje kompromisi.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëri, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, njëra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëri, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, njëra u bllokua, e treta s'ka mbërritur