Takimet e fundit PDK-LDK, Lista
Serbe: Pa 7% nuk futemi ne qeveri

Takimet e fundit PDK-LDK, Lista<br />Serbe: Pa 7% nuk futemi ne qeveri
Ndërkohë që vijojnë takimet e fundit mes grupeve të punës së koalicionit PDK-LDK për harmonizimin e programit qeveritar, të tjera pretendime kanë dalë nga partitë minoritare. Së fundmi, kryetari i Listës Serbe Aleksandër Jabllanoviq ka vënë si kusht pjesëmarrjen prej 7% për t’u përfshirë në qeverinë e re.

“Këto janë kushtet që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave Serbe, me kthimin e organizuar e të qëndrueshëm të serbëve të zhvendosur, zhvillimin ekonomik, i cili nuk do të jetë i mundshëm nëse nuk anulohet privatizimi në mjediset serbe, me kthimin e pronës së Kishës Ortodokse Serbe dhe mbrojtjen e objekteve të shenjta dhe manastireve”, ka sqaruar Jabllanoviq. Gjithashtu, mësohet se këto dy ditë do të mbahen takimet e fundit të këtyre grupeve, pasi liderët e koalicionit kanë paralajmëruar se në fillim të javës që vjen do të nënshkruhet marrëveshja me të cilën do të bëhet ndarja e përgjegjësive, përfshirë edhe fushat e caktuara të qeverisjes.

Nga ana tjetër, mediat kosovare kanë raportuar se të dyja partitë po zhvillojnë një garë të fortë se kush do të marrë dikasteret më të rëndësishme qeveritare, që sipas tyre, kjo është edhe arsyeja e shtyrjes së seancës për më 8 dhjetor. Po sipas këtyre mediave, mësohet se procedura e ndarjes së ministrive do të bëhet ‘si në lojën eshahut’, ku LDK meqë ka kryeministrinë, nuk do të zgjedhë e para.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër

Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër