PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin, firmos Alibeaj! Të autorizuar nga kryetari Basha, e firmosi 3 ditë para se të jepte dorëheqjen! Berisha: Pengje të Ramës

TIRANË- Beteja brenda Partisë Demokratike është zhvendosur tashmë në dyert e KQZ-së. Një ditë pasi Sali Berisha paraqiti në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, pasi shprehet i bindur se ai ka të drejtën ligjore, ditën e sotme, kur është edhe afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionin për regjistrimin e partive politike në KQZ, edhe Enkelejd Alibeaj dorëzoi kërkesën për regjistrim. 

PD e Alibeajt ka depozituar sot një kërkesë për regjistrim, dhe në dokumentet figuron edhe Lulzim Basha, që në cilësinë e kryetarit të PD-së që na mars 2022, autorizon nënkryetarin Enkelejd Alibeaj dhe sekretarin e përgjithshëm, Gazmend Bardhi të përfaqësojnë këtë forcë politike, për zgjedhjet vendore të 2023. Me kompetencat e kryetarit Enkelejd Alibeaj, autorizon për të bërë kërkesën për regjistrim Indrit Sefën. Ky i fundit u paraqit pranë zyrave të KQZ-së me dokumentacionin përkatës për të bërë kërkesën për regjistrim.

“Do e vlerësojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk e kuptoj gjithë këtë interes kaq të madh. Bëmë një veprim thjesht procedural. Është praktikë e ndjekur nga të gjitha partitë politike”, tha Sefa, i autorizuar nga Alibeaj.

Sali Berisha ka komentuar vendimin e grupit të Alibeajt për të depozituar në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje, duke thënë se Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha janë pengje të Edi Ramës dhe se zbatojnë urdhrat e tij.

Berisha një ditë më parë sfidoi vendimin e gjykatës së Apelit dhe dërgoi përfaqësuesit ligjorë të ‘Rithemelimit’, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri që depozituan dokumentacionin për regjistrimin si subjekt zgjedhor në emër të Partisë Demokratike për 14 majin. Berisha i ka firmosur dokumentet si kryetar i Partisë Demokratike. Në argumentimin e kërkesës Berisha e cilëson vendimin e Agron Zhukrit që ka njohur Kuvendin që ai ka zhvilluar më 11 dhjetor 2021 si të pashfuqizuar. Berisha thotë se do të bëhet rekurs nga ana e tij dhe kjo e bën vendimin jo të formës së prerë.

Deri më sot 30 parti kanë aplikuar për t’u regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 majit, ndër to, Partia e Lirisë, Partia Socialiste, Nisma Thurje, PDIU e PBDNJ. Afati për regjistrimin e partive politike është data 6 mars, ndërsa më 15 mars regjistrimi i aleancave dhe 27 mars kandidatëve për këshilla dhe kryetarë bashkish.

(Kliko këtu për kërkesën e PD për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 Majt)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:33
PD zyrtare depozitoi në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje, Berisha: Pengje të Ramës! Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si Don Kishotër këtë betejë

 

Sali Berisha ka komentuar vendimin e grupit të Alibeajt për të depozituar në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje. Berisha tha se Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha janë pengje të Edi Ramës.

“Komenti im është ky. Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhrat e pengmarrësit. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës, që përbëhet nga dy persona, Lul brava dhe Ali Basha. Kaq. PD është një vetëm dhe një, e anëtarësisë, është ajo që ka mbështetjen masive të qytetarëve shqiptarë. Ka vendimin e gjykatës të faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër. Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si Don Kishotër betejën me këtë forcë që ka për energji dhe frymëzim lirinë. Kjo bën krenar çdo shqiptar, çdo njeri të lirë”, tha Berisha.

Ora 12:04
Grupi i Alibeajt kërkesë në KQZ për t’u regjistruar për 14 maj, Paloka: Që Alibashët do të legenosen s’ka më asnjë dyshim

1668684417_palokaa.jpg

Pas dorëzimit në KQZ të kërkesës për t’u regjistruar nga grupi i Enkelejd Alibeajt, ka ardhur edhe reagimi nga deputeti mbështetës i Sali Berishës, Edi Paloka. Ai tha se është e pritshme që sipas tij, këta deputet të përdoren deri në fund, për të çuar misionin e Edi Ramës, sipas tij shkatërrimin e opozitës.

"Alibashet paskan dërguar sot letra në KQZ për të regjistruar grupimin e tyre . “Kryetar i partisë” në letrat që kanë dërguar rezulton … “ i dorëhequri” prej një viti, vetë L.B.

Që Kushtetuta , Kodi, ligji dhe gjithë procedurat ligjore do vazhdojnë të shkelen për të çuar deri në fund qëllimin e Ramës, nuk ka asnjë dyshim.

Edhe që Alibashët do legenosen deri në fund për të realizuar shërbimin e paguar ndaj Ramës për shkatërrimin e opozitës, nuk ka më asnjë dyshim.

Unë kisha vetëm një pyetje për ata deputetë që publikisht shpallen se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe “e detyruan “ te dore hiqet, çfarë do të bëjnë tani, apo  nderi dhe dinjiteti nuk kanë më asnjë vlere”, shkruan Paloka.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta