Takimi 1 mes zonjash,Michelle:
Hillary më eksperte se Obama

Takimi 1 mes zonjash,Michelle:<br />Hillary më eksperte se Obama
Për herë të parë kandidatja demokrate Hillary Clinton shfaqet në skenë së bashku me  zonjën e Parë Michelle Obama e cila prej kohësh ka shfaqur mbështetjen për ish sekretaren.

"Për ata që pyesin, po Hillary është mikja ime” u shpreh Michelle në North Carolina një nga shtetet kryesore në votimet presidenciale.

“Madje  Clinton është më e aftë se Obama dhe Bill është një grua e vërtetë,” shtoi Michelle e cila i ka dhënë më shumë grint fushatës së Clinton edhe pas skandaleve.

Gjatë fjalimit Clinton duke qeshur tha se do të kujdeset për kopshtin në Shtëpinë e Bardhë të ndërtuar nga Michelle e cila e ka shumë përzemër.

Por pavarsisht një fushate të cuditshme Clinton është në avantazh ndaj Trump me 5 pikë përqinjde. 

Ndonëse ka edhe zëra kritikë për ish sekretaren e shtetit. Shumë prej mbështetësve të Trump thonë se Clinton mund të sjellë një tjetër luftë revolucionare.  E Trump gjatë një tubimi në  Ohaio u shpreh se zgjedhjet duhet të anulohen e të shpallet ai fitues. Ai akuzone rivalen se politikat e saj janë më të këqijat në histori.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin