Takimi 2-ditor i ministerialit të NATO-s, ministrja e Jashtme: Aleanca të përshtatet me ndryshimet e konceptit të sigurisë

 Takimi 2-ditor i ministerialit të NATO-s, ministrja e Jashtme: Aleanca të përshtatet me ndryshimet e konceptit të sigurisë

Ministrat e Jashtëm

Ministria e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar disa fotografi nga takimi 2-ditor i ministrerialit të vendeve të NATO-s, duke thënë se në qendër të diskutimeve ishte mënyra sesi aleatët mund të ndihmojnë Ukrainën.

Ajo shtoi në qendër të diskutimeve ishte edhe ndryshimi që duhet të bëjë NATO, në mënyrë që t’i përshtatet konceptit të ri të sigurisë, i cili ka ndryshuar pas agresionit rus.

“Dy ditë nga diskutimet intensive në NATO. Ministeriali i ministrave të Jashtëm diskutoi mbi mënyrën sesi aleatët mund të mbështesin më tej Ukrainën në vetëmbrojtjen e saj heroike dhe sesi NATO duhet të përshtatet me ndryshme që i janë bërë konceptit të sigurisë.”, shkruan ajo.

Takimi i Ministerialit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, filloi më 6 dhe mbaroi me 7 prill.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës