Takimi Biden-Netanyahu mbi normalizimin e marrëdhënieve Izrael-Arabi Saudite dhe reformën në gjyqësor

Takimi Biden-Netanyahu mbi normalizimin e marrëdhënieve Izrael-Arabi Saudite dhe reformën në gjyqësor

Presidenti Joe Biden dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojnë të mërkurën bisedimet e tyre të para ballë për ballë, që nga momenti që ky i fundit mori detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar.

Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë mbi një marrëveshje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, si dhe Iranin.

Presidenti Biden e kishte shmangur mundësinë për të ftuar zotin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të shqetësimeve lidhur me përpjekjet e qeverisë së djathtë izraelite, për të reformuar sistemin gjyqësor, duke u hequr kompetenca gjykatësve, si dhe çështjen e zgjerimin e vendbanimeve të Izraelit në Bregun Perëndimor.

Takimi nuk pritet të ndodhë në Shtëpinë e Bardhë, por në selinë e OKB-së, ndërsa dy udhëheqësit po marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se presin që në diskutimet mes dy udhëheqësve të dalin në pah çështje si reforma në sistemin gjyqësor, përpjekjet për të kundërshtuar programin bërthamor të Iranit si dhe çështja e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Arabi Saudite, çka konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm.

Duke pasur parasysh historinë e gjatë të marrëdhënieve me presidentët amerikanë, zoti Netanyahu priste të merrte një ftesë nga Shtëpia e Bardhë, por Presidenti Biden e kishte shmangur një gjë të tillë.

Zoti Netanyahu nuk u takua në muajt e parë të zotit Biden në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2021 dhe më pas u rrëzua nga pushteti. Ai u kthye në pushtet dhjetorin e vitit të kaluar.

Nga ana tjetër Presidenti Biden mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë në muajin korrik Presidentin izraelit Isaac Herzog, posti i të cilit është kryesisht ceremonial, për të shënuar 75 vjetorin e themelimit të Izraelit.

Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Arabia Saudite kanë diskutuar mbi mundësinë e një marrëveshjeje që parashikon normalizimin e marrëdhëneive diplomatike mes Izraelit dhe Arabisë Saudite izraelitët ndërsa Uashingtoni dhe Riadi, do të binin dakord për një pakt mbrojtës, por palët kanë ende shumë për të bërë për t’i finalizuar ato.

Ndërkohë zyrtarët amerikanë nuk e kanë përjashtuar edhe mundësinë e një takimi Biden-Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cifuti: 20/09/2023 15:35

    Izraeli ka 55 vjet qe ka pushtuar Pakestinen duke i debuar keta te fundit nga trojet e tyre dhe duke e populluar me cifut por asnje nuk eshte solidarizuar me popullin Palestinez sepse interesat e Amerikes jane te lidhur ngushte me ato te hebrenjve , si i thone kesaj drejtesi dhe demokraci apo i thone bej si them une dhe jo si bej une

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Çelen Javët Kulturore Ndërkombëtare, Gonxhja: Për 7 muaj me radhë me qindra aktivitete

Çelen Javët Kulturore Ndërkombëtare, Gonxhja: Për 7 muaj me radhë me qindra aktivitete