Takimi Bushati-Kotzias,Shehu:U
mbars mali,por nuk polli as një mi

Takimi Bushati-Kotzias,Shehu:U<br />mbars mali,por nuk polli as një mi<br>
Pas përfundimit të takimit në Korçë midis ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe Niko Kotzias lidhur me një sërë çështjesh dypalëshe si ligji i luftës, varrezat greke dhe ajo e detit.

Pas këtij takimi ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike nëpërmjet Tritan Shehut i cili ka thënë se nuk doli asgjë konkrete dhe e rëndësishme mbas bisedimeve. Fatkeqësisht politikat, se paku aventureske të Rilindjes, e kanë larguar Shqipërinë nga ai rol i saj shumë i rëndësishëm për ne e për Rajonin, i humbur mbas vitit 2013.

Reagimi i plotë:

“DY HERE U MBARS MALI, NE KRETE E NE KORCE DHE NUK POLLI AS EDHE NJE MI”

Sic ishte parashikuar fatkeqesisht asgje konkrete dhe e rendesishme mbas bisedimeve Kotzias-Bushati. Pa u larguar nga aventurizmi politik edhe ne diplomaci, pa u bere te besueshem per partneret, nuk mund te arrihen mareveshje te rendesishme, jo vetem me Greqine, por me secilin nga ata.

Sado te tentosh te “Gelltisesh ate qe ke nxjerre” ne menyre spekullative, nuk arrin dot lehte e ne kohe te shkurter te kthehesh ne faktor te rendesishem tashme.

Fatkeqesisht politikat, se paku aventureske te Rilindjes, e kane larguar Shqiperine nga ai rol i saj shume i rendesishem per ne e per Rajonin, i humbur mbas vitit 2013.

Le te shpresojme e punojme per kohe me te mira e produktive.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane