DOKUMENTI/ 'Thikë pas shpine kombit', Rama: Berisha takoi të besuarin e Putin 1 muaj para votës në KiE kundër Kosovës! Si u gatua 'çorba e rublave'

37 ditë para se anëtarët e Qeverisë së tij në delegacionin shqiptar në Këshillin e Evropës të bashkonin votat me anëtarët rusë për të votuar raportin e Dick Marty kundër Kosovës, Kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë Sali Berisha priti në Tiranë një prej njerëzve më të besuar të Vladimir Putinit, Konstantin Kosachev, i cili në atë kohë mbante pozicionin e rëndësishëm të kryetarit të Komisionit të Jashtëm në parlamentin rus (Duma ruse).

Teksa ka publikuar njoftimin për shtyp të vetë zyrës së Berishës të 17 dhjetorit 2010, Kryeministri Rama e ka quajtur si momentin kur u përgatit ‘thika pas shpine për Kosovën dhe Shqipërinë”. Rama shkruan se Berisha ka biseduar me Konstantin Kosachev rreth një muaj para se të votohej raporti i Dick Marty në Këshillin e Evropës dhe se pikërisht këtu 'u gatua' ajo që ai e quan “Çorba e rublave”.

“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: Non Grata!” – shkroi Rama në Twitter.

Pak minuta para Ramës ishte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ai i cili në Facebook e konsideroi këtë takim si vërtetim të faktit se ‘Tradhtia ka emër’.

"Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute? Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?", pyet Balla. 

Berisha e quante ‘takim shumë të rëndësishëm’

Shumë të rëndësishëm për të dyja vendet e konsideronte Berisha takimin me z. Kosachev, sipas vetë njoftimit të Zyrës së shtypi të Kryeministrit të asaj kohe.

“Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë vizitë, e cila përbën një kontribut të ri në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Nga ana e tij, Zoti Kosachev e falënderoi përzemërsisht kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe e uroi atë për arritjen historike, liberalizmin e vizave për qytetarët shqiptarë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kësaj bisede i kishte paraprirë më 22 nëntor 2011 një takim i kryetares së atëhershme të Shqipërisë Jozefina Topalli me Kryetarin e Dumës Shtetërore Boris Gryzlov. Vetë zyrtari i lartë rus e konsideronte këtë takim shumë të rëndësishëm, madje veçonte edhe bashkëpunimin e ngushtë të dy vendeve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Delegacionet tona parlamentare bashkëpunojnë aktivisht në strukturat ndërkombëtare, mbështesin njëri-tjetrin në PACE, PABSEC, AP të NATO-s. Është menduar të shqyrtohet çështja e krijimit të një grupi miqësie me Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Dumës ruse para 12 vitesh.

Kush është Konstandin Kosaçev, thirrje për luftë bërthamore

Kostantin Kosachev njihet si një prej njerëzve më pro Putin në Rusi. Ai e ka shprehur hapur mbështetjen e tij të pakursyer edhe në agresionin ushtarak kundër Ukrainës. Pasi Duma ruse aneksoi 4 rajonet e Ukrainës disa javë më parë, Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve rusë duke nënkuptuar se përdorimi i armëve bërthamore ishte i mundur. Këtë vendim e mbështeti fuqishëm edhe Kosachev, i cili në shtator 2022 tha: "Mbrojtja e njerëzve në këtë rajon nuk do të jetë e drejta jonë, por detyra jonë. Një sulm ndaj njerëzve dhe territoreve do të jetë një sulm ndaj Rusisë që do të ketë të gjitha pasojat”.

Shqipëria kërkon zhbërjen e raportit të Dick Marty

Raporti i Dick Marty-t që hedh akuza për UÇK-në, është cilësuar nga kryeministri Edi Rama, si “fake news” më i rëndë në histori që baltos luftën e një kombi për liri, e që për fat të keq, prej tij, sot qëndrojnë të burg njerëz që luftuan për paqen. Në një fjalim që zgjati rreth 1 orë në Asamblenë në Këshillit të Europës më 12 tetor, kreu i qeverisë shqiptare iu ka kërkuar që ta zhbëjnë këtë raport, që të rrëzojnë akuzat që vijnë në drejtim të Kosovës dhe ish-drejtuesve të UÇK-së, jo për hir të Prishtinës zyrtare apo Shqipërisë, por për nderin e Europës. Rama nuk i ka ndalur me kaq përpjekjet, që siç thotë ai, janë për të hequr njollën e turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës. Ai u nisi një javë më pas një letër kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të 46 vendeve anëtarë të Këshillit të Europës, teksa u bën me dije se nuk ka as një provë në lidhje me pretendimet e ngritura për trafikimin e organeve njerëzore, qoftë në Shqipëri a qoftë në rajon, e cila do të mund t’i ngarkohej qoftë edhe një pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Në gusht 2022, Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).

Çfarë thoshte raporti i Dick Marty?
Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova. Sot, bazuar mbi këtë raport, vijojnë të jenë në Hagë prej më shumë se një viti ish-drejtuesi i UÇK, ish presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:52
Kush është i besuari i Putin që takoi Sali Berisha në Tiranë, bënte thirrje për luftë bërthamore të Rusisë kundër Ukrainës

1668244419_KonstantinKosacov2016mc.rs.jpg

Kostantin Kosachev është i besuari i presidentit rus Vladimir Putin që takoi Sali Berisha në Tiranë rreth 1 muaj para votimit të rezolutës së Dick Marty në KiE. Pas Duma Ruse ankesoi 4 rajonet e Ukrainës, Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve rusë duke nënkuptuar se përdorimi i armëve bërthamore ishte i mundur.

Këtë e mbështeste edhe i besuari i tij, Kosachev, i cili në shtator 2022 tha: "Mbrojtja e njerëzve në këtë rajon nuk do të jetë e drejta jonë, por detyra jonë. Një sulm ndaj njerëzve dhe territoreve do të jetë një sulm ndaj Rusisë që do të ketë të gjitha pasojat”.

Ora 10:36
U takua para votimit të raportit të Dick Marty ne KiE, Berisha e quante shumë të rëndësishëm takimin me të besuarin e Putin

Sali Berisha takoi të besuarin e Putin rreth 1 muaj para votimit të raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës. Zyra e kryeministrit aso kohe e vlerësoi si një vizitë të rëndësishme që përbën kontribut në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit Shqipëri-Rusi.

Njoftimi për shtyp i zyrës së Berishës në 2010

Kryeministri Berisha priti sot në një takim, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore ruse, zotin Konstantin Kosachev.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë vizitë, e cila përbën një kontribut të ri në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Nga ana e tij, Zoti Kosachev e falënderoi përzemërsisht kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe e uroi atë për arritjen historike, liberalizmin e vizave për qytetarët
shqiptarë.

Zoti Kosachev ndau të njëjtën bindje për nevojën e zgjerimit dhe të intensifikimit të bashkëpunimit veçanti atij ekonomik mes të dy vendeve. “Gjatë këtyre 5 viteve Shqipëria ka shënuar progres shumë të madh pozitiv. Unë ju uroj për këtë” u shpreh zoti Kosachev. Gjatë takimit u ritheksua vendosmëria e të dy qeverive për të zgjeruar marrëdhëniet, në veçanti për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe për të promovuar investimet e
investitorëve rusë në Shqipëri. Në këtë drejtim, sektori i prodhimit të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve, industrisë minerale, turizmit, infrastrukturave të rëndësishme, etj, u konsideruan si fusha që ofrojnë potenciale për një histori suksesi për investitorët rusë por edhe për Shqipërinë.

Duke vlerësuar të rëndësishëm edhe kontributin e parlamenteve të të dy vendeve, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se ngritja e komisioneve parlamentare të miqësisë, si dhe rivitalizmi i komisionit të përbashkët ekonomik, por edhe kompletimi i kuadrit ligjor janë hapa të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ora 10:09
‘Tradhëtia ka emër’, Balla publikon njoftimin e kryeministrisë në 2010-tën: Berisha u takua me të besuarin e Putin 37 ditë para se të votohej raporti i Dick Marty-t

 

Kryetari i Grupit Parlmentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, ka zbuluar se ish kryeministri, Sali Berisha ishte takuar në Tiranë me të besuarin e Putinit, 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Evropës për raportin e Dick Marty-t.

Balla ka publikuar njoftimin zyrtar të kryeministrisë në datën 17 Dhjetor të vitit 2010, ku sipas tij, asokohe Berisha në krye të ekzekutivit, kishte pritur në zyrë, Kontantin Kosachev, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore.

Gjithashtu Balla ka ngritur disa pikëpytje mbi arsyet e Kosachev në Tiranë:

Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute?

Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

TRADHËTIA KA EMËR!

Më 17 Dhjetor 2010, Sali Berisha është takuar në godinën e Kryeministrisë në Tiranë me të besuarin e Vladimir Putinit, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse Kontantin Kosachev.

Konstantin Kosachev ishte inicijuesi i mocionit për rezolutë, prej ku më pas u hartua një raport e në fund Rezoluta 1782 (2011) e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

Sali Berisha u takua me Kosachev në Tiranë vetëm 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport rë sajuar, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini.

Pse erdhi në Tiranë i besuari i Putinit vetëm një muaj para votimit të Rezolutës?

Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute?

Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?

 

Linku i takimit të Jozefina Topallit me kreu e Dumës ruse Boris Gryzlov

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 12/11/2022 18:20

    O babul e ke percaktu tamam arberorin

    Përgjigju
  • Maska: 12/11/2022 14:49

    Dmth, raporti i Marti u krijua dhe mbeshtet nga Vucic, vllau neokomunist i Rames, por Saliu na e paska fajin qe votoi si gjithe evropianet ne KiE. Jo vetem, por Sala na qenka tradhetar kur takon periferike sy ky mustaqja, ama Rama qe qesh serbes serbes me Lavrovin ne prehrin e Vucic, cfare lloj tradhetari na del??? Ah po. Dje servili sorrosioan me te foluren e tij tejet e korruptive, Makron na e qujti burre aq te squt saqe edhe Putini do me e qafu! E paska si njesi matse putinizmin dhe si skuth i ballkanit qe vertitet sa meper evrope sa ne azi tek neootomani Erdogan, enderron si duket qe neser pasardhesit te Makron dikush ti nderroje perqafimin me ate te Rames!!!

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 12/11/2022 14:19

    O qeni Arbëror o analfabet po dhe qorr qeke ti nuk e shikon zuskën Zhelefina duke i shtrënguar duart Rusit ? Po kaq IDJOT je ti. Po ti Sdi Shqip prandaj flet si sërb. Çdo me thën shkjau e fjala rugaç shkruhet RUGAÇ e me njër dhe jo rrugaq o analfabeti kosovar. Mëso shqip pastaj komento o hajvan.

    Përgjigju
    • Andi: 12/11/2022 15:15

      Po pikërisht ti duhet të japësh mësim për drejtshkrimin? Në dy fjali ke mbi 10 gabime. Për të mos thënë që je dhe racist. Po harron që jemi e njëjta rracë o dement

  • Soni: 12/11/2022 12:18

    Mos befte piken e hajrit ky non grada

    Përgjigju
  • Nori: 12/11/2022 12:16

    Kombin gjithmone e ka mbytyr ai ndyresira non grada

    Përgjigju
  • Beni: 12/11/2022 11:36

    Te gjithe e dime qe pd ben cte mundet per pushtet qe kshu mos tju vije cudi

    Përgjigju
  • Ani: 12/11/2022 11:30

    Te gjith e dim qe berisha per pushtet shet dhe lirien

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 12/11/2022 10:51

    Zgërdheshje politike tepsishë,timonash dhe kazanësh,pordhë artikulimesh sa per paraditen e protestes 12 nentorit. Njeri me mut se tjetri dhe te gjithe bashke per te vjedhur,vrare dhe varferuar popullin shqiptar.

    Përgjigju
  • Arbërori: 12/11/2022 10:50

    Hahahaha Hahahaha Edvin shkjau shqipfolës, agjenti serborus i kapur këmb e kokë nga serbia dhe greku e rusia…ik ore rrugaq tradhtar e shko shitja Vucicit fashist trillimet e tua

    Përgjigju
    • Arbërori: 12/11/2022 15:40

      Rroft Shqipëria dhe Kosova si dhe mbar shqiptaria, kurse të shiturit dhe tradhtarët shqipfolës dalshin fare …!!!

    • Populli: 12/11/2022 12:23

      Rroft Sali Birisha. Ik o pall

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Suksesi i rradhës për Lara Colturin, tjetër rezultat fantastik për objektivat e skiatores që përfaqëson Shqipërinë

Suksesi i rradhës për Lara Colturin, tjetër rezultat fantastik për objektivat e skiatores që përfaqëson Shqipërinë