Endri Tafani: Takimi i Berishës me 'të rinjtë', PD duhet të ndërrojë urgjentisht marketingun politik!

Endri Tafani: Takimi i Berishës me 'të rinjtë', PD duhet të ndërrojë urgjentisht marketingun politik!

Nga takimi i sotëm i Sali Berishës, me 'të rinjtë' e PD-së

PD duhet të ndërrojë urgjentisht marketingun politik. Shikoni pamjet. Eventi quhet takim me të rinjtë ndërkohë që mosha mesatare e pjesëmarrësve është e barabartë me atë të Ismail Qemalit.

E kuptoj që sipas logjikës të PD-së duhej një event sot dhe që është organizuar me shpejtësi ngaqë Berisha doli në mënyrë të papritur nga masa e arrestit. Por kur nuk arrin të mbledhësh të rinj në kohë aq të shkurtër, të paktën mos e quaj takim me të rinj se pamjet të nxjerrin qesharak.

Akoma më mjerane është kjo pamje kur shikon qe në rrugët e Tiranës, Vlorës por dhe në qytetet e tjera ka atmosferë festive me parakalime nga mbi 300 grupe shqiptarësh nga e gjithë bota, dhe ti si PD je veçmas, në një sallë të vogël të mbyllur me 40 pleq.

Dhe këtu jemi tek pika e dytë. Festimet veçmas. Sot nuk ka kuptim. Të gjithë bejlerët shqiptare e urrenin njeri tjetrin. Ca nga xhelozia, ca nga egoizmi, ca nga interesat materiale. Fshehurazi sajonin skema goditje pas shpine, letra anonime dhe spiunime tek sulltani që të godiste njërin dhe tjetri ti merrte tokat dhe prestigjin. E me gjithë këtë urrejtje dhe luftë të ftohtë nën rrogoz, në 1912 u bënë bashkë se e kuptuan që ishte në të mirën e të gjithëve.

A ka mundësi për një ditë të vetme, ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, PD të sillet normalisht dhe të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare. Pamjet e Gaz Bardhit që shkonte veçmas në Vlorë janë mjerane në këtë ditë, aq më tepër kur para tij në ceremoninë zyrtare në krah të Ramës ishte dhe Albin Kurti të cilin me Ramën e ndan jo vetëm ideologjia, por dhe ana personale.

Kur Albin Kurti që nuk ka bërë asnjëherë marrëveshje me Edi Ramën, shkon aty, aq më tepër PD që historikisht ka bërë marrëveshje me PS duhet të ishte aty. Të denoncosh Ramën dhe të bësh si "parimor" ndërkohë pastaj të bësh marrëveshje për të amnistuar politikane dhe të bësh marrëveshje për të mbyllur listat e deputetëve, është një hipokrizi aq e madhe sa kalon në neveritje. Sepse këto marrëveshje ishin për interes partiak dhe jo kombëtar. 

Kështu që është mirë që të paktën një ditë të vetme, të festohet si gjithë shqiptarët, bashkë me Ramën se e dimë që fundi i fundit, kur t'iu interesojë keni për t'i shkelur "parimet" dhe keni për ta gjetur prapë marrëveshjen e radhës me të. Të paktën reflektoni në marketing politik, nëse nuk jeni të afte të reflektoni në thelb. /Marrë nga muri në Facebook i Endri Tafanit/

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Nancy Pelosi operohet në kofshë pas rrëzimit gjatë një vizite në Luksemburg

Nancy Pelosi operohet në kofshë pas rrëzimit gjatë një vizite në Luksemburg