Takimi i bujshëm Majko- Berisha për situatën e Kosovës në ‘98, Lorenc Vangjeli rrëfen për herë të parë bisedën sekrete

Ishte dhjetori i vitit 1998, kur studentët ishin futur në grevë urie dhe në atë kohë opozita e drejtuar nga Sali Berisha kërkonte dorëheqjen e kryeministrit Pandeli Majko.

Pas shumë përplasjesh në distancë kryeministri, Pandeli Majko dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në 22 dhjetor të vitit 1998 i dhanë dorën njëri-tjetrit në takimin për grevën e urisë së studentëve si dhe për çështjen e Kosovës.

Lorenc Vangjeli në emisionin “Kontrast” në Report Tv është ndalur te ai takim duke zbardhur për herë të parë bisedën sekrete që është zhvilluar. Nisur nga fakti që Millosheviç po niste spastrimin etnik në Kosovë, Vangjeli thotë se Berisha u vu në dijeni për atë se çfarë po pritej të ndodhte në Kosovë ndaj iu kërkua që të bëheshin bashkë.

Fjala e Vangjelit

Kur ndodhën ngjarjen e shtatorit me vrasjen e deputetit  Azem Hajdari, ajo  cila gjerësisht më pas u konsiderua grusht shteti, rrëzimi i një qeverie socialiste nga Fatos Nano, ardhja në pushtet e dyshes Majko Meta dhe në dhjetor studentët ishin ngujuar në një grevë urie në qytetin studenti ndërkohë që në javët e para, ose më saktë në javën e dytë të dhjetorit 98, kjo mund të tingëllojë si diçka që do të vijë nga filmat kishte ardhur njoftimi në Tiranë se serbët kishin planifikuar që të kryenin operacionin e spastrimit etnik në pranverën e vitit të ardhshëm. Ajo që pasoi në atë kohë ishte largimi i studentëve nga greva e urisë me ndërhyrjen e policisë madje dhe me një truk pas 25 vjetësh këto gjëra mund të thuhen, u hap fjala se mund të kishte dhe akte terroriste dhe për të mbrojtur dhe jetën e tyre ndërhyri policia për ti nxjerrë jashtë.

Në datën 28 dhjetor zhvillohet takimi i parë mes kryeministrit dhe zv kryeministrit të kohës zotit Majko dhe Ilir Meta me Sali Berishën të shoqëruar nga Genc Pollo në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë. Ndryshe nga sa është thënë e komentuar unë mund t’ju citoj vetëm një frazë, zotit Berisha në cilësinë  e ish kryeministrit dhe ish presidentit të vendit iu vu në dijeni se çfarë po pritej të ndodhte, fakti se çfarë do të duhej të përballonte republika e Shqipërisë dhe Kosova dhe iu kërkua se për hir të asaj që pritej të ndodhte me shqiptarët që më së fundi po identifikonim një armik përballë të bëheshim bashkë. Po ju citoj vetëm një frazë: “Dhe tani ato protestat është mirë që të mos bëhen. Shiko këtu, kupton apo jo  demokracia”. Dhe atëherë përgjigja e dy socialistëve 30 vjeçar ishte: Nëse ju e bëni përsëri këtë ne do t’ju godasim”.

Dhe unë këtë ua them jo vetëm si dëshmitar. Më pas masakra e Reçakut ishte pika e zgjimit që e zgjoi perëndimin i cili ende kishte makthet e asaj që kishte ndodhur në Bosnje. Dhe këtu ngjarjet vijuar njëra pas tjetrës për të arritur deri në konferencën e Rambujesë. Roli i shqiptarisë i atyre komandantëve të dalë nga lufta ishte i jashtëzakonshëm. Shqipëria ishte një pikë uji me një ekuilibër kaq të brishtë që bëri që ekuilibri të rëndonte nga drita nga përparimi nga humanizmi te pavarësia e Kosovës.

Për fat të keq duke thirrur në apel gjakun e atyre martirëve që humbën jetën atje  dhe në masakra të tjera, vuajtjet e pafundme të shqiptarëve që u zhvendosën nga shtëpitë e tyre me dhunë e gjak me armë. Ne duhet të thërrasim në apel kujtesën tonë dhe të kuptojmë një gjë dramatike, përse në shqiptarët atë që e fitojmë me gjak e sakrificë në luftë e humbim nga marrëzia jonë në paqe. Qoftë në Prishtinë qoftë në Tiranë. Dhe kjo është për të projektuar Tiranën e Prishtinën e nesërme të 25 viteve të ardhshme të ndryshme nga kjo që është sot.  

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari N: 15/01/2024 22:22

    Po ky Leni Cari ku ishte kur u takua Pandi me Non Grada, apo poshtë Çitjaneve te S B, ky është më Ordiner se Qim Peka, Jazëk.

    Përgjigju
    • Lui: 17/01/2024 14:58

      Në vend që të merresh se çfarë ishte dhe është në gjendje Saliu të bëjë vetëm për mos e lënë kombin të përparojë, ti merresh ku ka qenë Lenci. Nëse ajo që thotë Lenci është e vërtetë, atëherë t’u shërbejë atyre që e mbajnë veten sadopak patriotë dhe mos të rrinë më pas Saliut. Sepse Saliu tashmë po kërkon ta konsiderojnë faktor politik dhe kështu ai do mund të mbrojë gjënë e vjedhur dhe të justifikojë krimet që ka bërë në gjithë këto vite. Por edhe sikur mos të jetë kështu, ta marrim në rastin më të mirë që Saliun e shqetëson mungesa e demokracisë, ai e ka mbaruar jetën politike. Është provuar në të paktën dy herë ai drejtues shteti. Dhe nuk ka më ç’të ofrojë. Mgjs unë personalisht dhe për hir të së vërtetës një shumicë e madhe si unë mendojmë që arsyeja pse Saliu bën këto që bën, është vetëm për faktin se ai kurrë nuk ka menduar për të mirën e kombit shqiptar. Ai ka menduar vetëm për xhepin e tij dhe besnikëve të tij.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja