Takimi i dy qeverive shqiptare pa
liderët e Luginës së Preshevës

Takimi i dy qeverive shqiptare pa<br />liderët e Luginës së Preshevës
BEOGRAD - Po bëhen disa javë që është paralajmëruar takimi i përbashkët i dy qeverive (Shqipërisë dhe Kosovës) në Prizren, ku do të debatojnë edhe për angazhime konkrete të Tiranës dhe Prishtinës për Luginën e Preshevës, së paku për t’i çuar në vend premtimet gjatë fushatave.

Sikur me rastin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, edhe këtë herë liderët nga Presheva do të jenë vetëm publik në konferencën e Prizrenit. "Themi kështu, ngaqë përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës edhe pse kishin marrë pjesë në konferencën (Lidhjen) e Prizrenit të vitit 1878, në konferencën e nesërme jo, edhe pse bëhet fjalë për këtë pjesë të Kosovës Lindore", kanë pohuar disa liderë nga Lugina e Preshevës për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

Liderët e Luginës së Preshevës sërish me gisht në gojë nuk ftohen në konferencën e Prizrenit?!

Takimin e nesërm mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës e ka përshëndetur lideri nga Bujanoci, Jonuz Musliu, ish-drejtor politik i SHP të UÇPMB-së sipas të cilit “konferenca e nesërme në Prizren, më mirë vonë se sa hiç…”

Sipas Musliut “mbetemi me shpresë se takimi i nesërm i dy qeverive, asaj nga Tirana dhe Prishtina nuk do të mbetet si konferenca e parë dhe e vetme, apo siç thonë tek ne, vetëm sa për ta shpërlarë gojën, por të vazhdohet me angazhime serioze të dy qeverive për shqiptarët e Luginës së Preshevës, rajon ky i cili konsiderohet sot ndër mjediset më të diskriminuara dhe më të varfra në Evropë.”

“Krijimi i një fondi të përbashkët mes dy qeverive për shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë është një ide e mirë, pavarësisht nëse fondi do të ketë burime më të mëdha ose thjesht simbolike. Nëse buxheti i Qeverisë së Serbisë ka 45 milionë euro parashikuar për serbët në veri të Kosovës, pse mos edhe buxhetet ngaShqipëria dhe Kosova të japin disa fonde që të ndahen për shqiptarët në Luginën e Preshevës?“, tha Musliu.

Qeveria e Beogradit për serbët e Veriut jep 45 milion euro, kurse dy qeveritë tona deri sot asgjë, apo ndoshta 100 mijë?! Edhe dr.Skender Destani, nënkryetar i komunës së Preshevës, i tha agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”  se “mospjesëmarrja në këtë seancë të dy qeverive nesër në Prizren është e pakuptimtë aq më tepër kur debatohet edhe për viset tona..”

“Nga konferenca e përbashkët e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës nesër në Prizren nuk presim  kushedi çfarë. Mospjesëmarrja e përfaqësuesve tanë duket thjesht se ky takim më tepër bëhet për marteting, për të është duke u shkruar ka dy-tri javë..” ka shtuar dr.Destani.

“Qeveria e Beogradit për serbët e Veriut jep 45 milionë euro, ndërsa shtetet tona, pra dy qeveritë, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës deri sot mbi 100 mijë eurot e dhëna shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë paguar si taksa për Kosovën viteve të fundit. Edhe nëse jepen 100 mijë euro për Luginën ajo shumë është simbolike dhe janë paratë tona, që i takojnë popullatës, dmth Prishtina me këtë do të lante borxhin..” ka pohuar Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së.

Musliu, Beqiri e Destani thanë se deri në këto çaste nuk kanë marrë konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e liderëve të Luginës, që në konfrenca serioze normalisht duhen marrë ftesat dy javë përpara. Ndonjë nga udhëheqësit shqiptarë në Bujanoc dhe Preshevë ka marrë pjesë në një sesion të përbashkët të shqiptarëve dhe qeverisë së Kosovës.

Pra, liderët e Luginës së Preshevës sërish me gisht në gojë, nuk ftohen në konferencën e Prizrenit deri në këto çaste (nëse Tirana dhe Prishtina nuk kthejnë mendjen…) nga ndonjë presion. Presionet mund të jenë të larmishme.  Ndoshta kanë pasur presion, që të mos ftohen liderët nga Presheva për shkak të “involvimit” të Tiranës dhe Prishtinës në punët e brendshme të Serbisë, cenimit të integritetit të Serbisë, edhe kjo mund të jetë?!

presheva

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane