Dy drejtuesit me origjinë shqiptare, të cilët jetojnë e veprojnë në Australi, janë takuar bashkë.

Bëhet fjalë për kryeministrin e Australisë, Antony Albanese, i cili ka origjinë arbëreshe dhe Jim Mehmeti, kryetar i Bashkisë së “City of Greater Dandenong” në Melburn.

Ata kanë ndarë një foto nga nata e çeljes së tregut të natës së Ramazanit në Dandenong, një detaj që e kanë përdorur edhe si diçiturë për foton.