Akti terrorist në Australi ku babë e bir hapën zjarr ditën e djeshme mbi turmën e njerëzve në festën hebraike, ku mbetën 16 të vdekur, për ekspertin për Çështjet e Sigurisë Redion Qirjazi, kjo ngjarje tregon se ekstremizmi është një fenomen që është e pamundur të ndalohet plotësisht.
I ftuar në emisionin ‘Bota Report’ në Report Tv, ai theksoi se edhe pse ISIS është shkatërruar si organizatë në terren, ideologjia e tij vazhdon të mbijetojë dhe të frymëzojë akte të dhunshme.
Sipas tij, fakti që objektivi ka qenë popullsia hebraike në Australi tregon urrejtjen ndaj kësaj komuniteti.
‘Është një rast që provon se s’ka asnjë mënyrë për të ndaluar ekstremizmin. Ne duhet ta pranojmë se ekstremizmi dhe radikalizmi nuk do të ndryshojë. ISIS ka vdekur si organizatë në terren por ideologjia e tij vazhdon që të qëndrojë. Shtete të përparuara siç janë SHBA dhe Britania përsëri kanë incidente të terrorizimit apo të ekstemizmit, sepse kemi parë sulme në stadiume dhe të shtëna në shkolla. Është e pamundur që të kontrollosh çdo gjë brenda një vendi.
Është përdour një vend i populluar për të nxitur një frikë më të madhe dhe panik, ky është qëllimi i aktit të terrorizimit. Duke qenë se objektivi i tyre ka qenë popullsia çifute në Australi, kjo tregon se ka pasur një urrejtje ndaj kësaj popullsie, pra që do të tregojë mos i ofroni mbështetje popullsisë çifute’, tha ai.
Qirjazi u ndal edhe tek lufta Rusi-Ukrainë. Sipas Qirjazit, Rusia do të marrë territore, por një veprim i tillë do të krijonte një precedent të rrezikshëm ndërkombëtar, duke legjitimuar idenë se një territor mund të merret me forcë dhe të bëhet pjesë e një shteti tjetër.
Ai shtoi se një armëpushim do t’i jepte kohë Ukrainës dhe vendeve të tjera për të gjetur zgjidhje dhe për t’u riorganizuar, gjë të cilën sipas tij Kremlini nuk e dëshiron.
‘Rusia do të marr territore, po kjo do të krijojë precedentin që një territor mund të merret me forcë dhe të bëhet pjesë e jotja. Putini është duke kërkuar paqe dhe jo armëpushim, kjo është një lojë strategjike. Ai është duke kërkuar që duke kërkuar paqen të blejë më shumë kohë. Ai e sheh veten në epërsi duke parë sesi BE ka përplasje me SHBA, është diçka që çon ujë në burimin e Putinit.
Armëpushimi do ti jepte kohë Ukrainës dhe vendeve të tjera që të gjenin zgjidhje dhe këtë Putini nuk e do. Putini më shumë se territoret do që të ndryshojë rendin global, të rrëzojë këtë ideologjinë mbi një rend botëror të bazuar mbi rregulla dhe të rikthehet ajo që e forta bënë të drejtën’, tha ai.
Komente









Cifutet e kane bere vete qe ti urreje gjithe bota dhe nuk ka lidhje fare me antisemitizmin apo me urrejtje rraciale por thjesht per terrorin qe kane ushtruar ndaj popullit Palestines !
Përgjigju