Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili u zhvillua për të trajtuar situatën në Afganistan. Ministrja Xhaçka tha gjatë fjalës së saj se është e papranueshme sesi vende anëtare të NATOS-s mos të arrijnë do t'ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që të gjithë ju premtuan. Ministrja Xhaçka rikonfirmoi se Shqipëria është gati të presë fëmijët, gratë e burrat, jeta e të cilëve është në rrezik nga situata e rënduar e sigurisë.

“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne. Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t'ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot?!", tha kryediplomatja Xhaçka gjatë fjalës së saj, ku ndër të tjera njohu pjesëmarrësit edhe me masat e marra nga qeveria shqiptare për pritjen e qytetarëve afganë.

Në përfundim të takimit, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s aprovuan edhe një deklaratë të përbashkët ku u bënë thirrje talebanëve të lejojnë njerëzit të evakuohen nga Afganistani dhe u zotuan se aleatët do të qëndrojnë në "koordinim të ngushtë" ndërsa operacionet vazhdojnë.

Deklarata e përbashkët nga 30 vendet anëtare të NATO -s u bë pas një konference konferencë urgjente të ministrave të jashtëm për të diskutuar përpjekjet e evakuimit dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë.