Një takim kokë më kokë është zhvilluar mes ish-ministrit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Takimi është zhvilluar në ambientet e një hoteli në kryeqytet. Manjani ka reaguar në rrjetin e tij social në Facebook ku ka thënë që takimi është zhvilluar miqëshisht pa komplekse dhe pa paragjykime.


(Donald Lu dhe Ylli Manjani)

 

Takimi ka ardhur një ditë pasi opozita ka publikuar një dosje të vëllait të Fatmir Xhafaj, ministrit të Brendshëm, i cili ishte i dënuar 7 vite burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Po, pimë një kafe së bashku me Ambasadorin Lu. Pa asnjë kompleks e as paragjykim.

Asgjë personale!

Folëm goxha, për të sotmen dhe të ardhmen... Edhe për të shkuarën folëm pak. Sheshuam edhe disa keqkuptime që na mbanin larg...

Nuk mund të them më shumë, sepse dua të respektoj Ambasadorin dhe konfidencën që i ofruam njeri-tjetrit...

Faleminderit medias për vemendjen!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në Facebook