Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e përurimit të bustit të ish-kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori.
Një detaj që iu ka shpëtuar mediave të pranishme, ama jo fotografit Agim Rama ishte takimi i përzemërt i Veliajt me aktoren e madhe të skenës dhe filmit, Tinka Kurti. Mes të dyve nuk mungoi edhe një përqafim i ngrohtë.
Kohët e fundit, me sa duket, Veliaj dhe aktorët shqiptare kanë lënë mënjanë diskutimet mes tyre, pasi në çdo takim me ta, kryebashkiaku nuk e fsheh entuziazmin për projektin e godinës së bukur dhe moderne të Teatrit të Ri Kombëtar.
Erion Veliaj me aktoren e madhe Tinka Kurti