Takimi i qeverise të Shqiperisë dhe
Kosovës, Demaçi: Ky është bashkim kombëta

Takimi i qeverise të Shqiperisë dhe<br />Kosovës, Demaçi: Ky është bashkim kombëta
Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka vlerësuar se kryeministri shqiptar Edi Rama ka meritë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan sot shtypi kosovar.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Demaçi ka vlerësuar këtë mbledhje ndërqeveritare si hap të forcimit të dy shteteve dhe shqiptarëve në përgjithësi. “Ky takim ose kjo mbledhje e dy qeverive është një hap i shkëlqyer. Këtë hap Kosova dhe Shqipëria është dashur ta ndërmarrin moti, por më mirë vonë se kurrë. Unë pres të lëvizin punët mbarë”, tha Demaçi. Në këtë kontekst, ka thënë se kjo mbledhje ka elemente të bashkimit kombëtar. “Ky është një lloj bashkimi kombëtar, duke pasur parasysh kohën dhe hapësirën në të cilën jetojmë si dhe trendët ndërkombëtarë në të cilët jemi duke shkuar”, është shprehur Demaçi. Ai ka kërkuar që në të ardhmen të ketë bashkëpunime në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në të gjitha fushat. “Mbarë e mirë do të ishte që të gjitha institucionet dhe çdo gjë e cila është e vlefshme për përparimin e dyanshëm të bashkëpunohet. Çdo gjë që është e mirë për kombin do të duhej të kontaktohej dhe bashkëpunohej”, shprehet Demaçi.
Atdhetari Demaçi ka thënë se është ndjerë mirë kur ka dëgjuar se dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, do ta krijojnë fondin për Luginën e Preshevës. “Duhet t’i tregohet Serbisë se vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë nuk do t’i harrojmë kurrë dhe duhet të përpiqemi që me mundësitë tona të jemi pranë tyre dhe t’i ndihmojmë brenda mundësive. Sot mund t’i ndihmojmë më pak, por nesër më shumë. Fillimi i kësaj punë është për çdo lëvdatë dhe mirënjohje”, është shprehur Demaçi.

Redaksia online
(o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit