Takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë, Blushi: Mbushi stadiumin me punonjës shteti! Shkuan 3 mijë patronazhistë

Takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë, Blushi: Mbushi stadiumin me punonjës shteti! Shkuan 3 mijë patronazhistë

1715538240_efqwqfwqfewqe.JPG

Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ishte një tallje.

Sipas Blushit rreth 3000 patronazhistë janë nisur sot drejt Greqisë u nisën sot drejt Greqisë për të mbushur stadiumin ku Rama do të takohej me emigrantët shqiptarë.

“Edi Rama sot duhet t’u kërkonte ndjesë miliona shqiptarëve që i dëboi nga vatrat e tyre, nga shtëpitë e tyre, nga qytetet e tyre dhe nga Shqipëria.

Edi Rama sot duhet të kërkonte ndjesë për krimet dhe vjedhjet monstruoze të “Rilindjes”, për vrasjen e shpresës së të rinjve dhe për gjendjen e mjeruar ku ka zhytyr mbi 700 mijë pensionistë shqiptarë.

Edi Rama sot u tall me shqiptarët në Athinë, duke mbushur stadiumin me patronazhistë të paguar, me administratë të detyruar dhe me qindra policë e gardistë civilë të marrë me vete nga Tirana.

Mediat raportojnë se rreth 3000 patronazhistë janë nisur sot drejt Greqisë për eskursion me taksat tona, por edhe të paguar me paratë e korrupsionit të “Rilindjes” për t’u maskuar gjoja si emigrantë në mitingun e sajuar të Edi Ramës në Athinë.

I vetmi shërbim që Edi Rama, ky Esad Pashë i ri dhe tradhëtar i kombit, mund t’u bëjë sot shqiptarëve është largimi një orë e më parë nga qeverisja e vendit dhe ndëshkimi i merituar për të gjitha krimet që i ka bërë popullit të vet në 11 vite qeverisje.

Diaspora shqiptare është një pasuri dhe vlerë e çmuar kombëtare.

Shqiptarët që jetojnë jashtë e kanë merituar prej kohësh t’u jepet mundësia për të votuar dhe për të marrë pjesë në jetën politike, ekonomike dhe sociale të Atdheut të tyre”,- është shprehur Blushi.


Lajmi kryesor:

Takimi i Ramës me emigrantët në Athinë, Basha: Nacionalizëm shterpë, u kemi borxh votën e diasporës


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë