Takimi i SEEHN, Beqaj: Së bashku për një rajon pa duhan

/ATSH/. - Shqipëria është vendi mikpritës i Takimit Nënrajonal të Vendeve Anëtare të Rrjetit Shëndetësor të Europës Juglindore (SEEHN) për përshkallëzimin e zbatimit të Konventës Kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit në vendet e Evropës Juglindore.
Kristina Mauer-Stender, Drejtuesja e Programit të Mbrojtjes nga Duhani në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Europën, tha gjatë fjalës së saj se "njëra prej arsyeve që kemi zgjedhur të mbajmë këtë takim në Shqipëri, i detyrohet përkushtimit të fuqishëm të Ministrit të Shëndetësisë për të bërë realitet Shqipërinë pa duhan. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbledhur përfaqësues të 11 vendeve për ta dëshmuar këtë me sytë e tyre, sepse ne besojmë se kjo është mënyra më e mirë për të mësuar nga përparimi i bërë".
Ndërkohë që vetë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nënvizoi se "puna e bërë në zbatim të ndryshimeve të fundit në ligjin antiduhan, si dhe masat komplekse të ndërmarra nga qeveria shqiptare, pas rishikimit të ligjit, lindi si rrjedhojë e situatës problematike të zbatimit të tij, ndaj ne kërkuam ndalimin e duhanpirjes në mjedise publike të mbyllura".
Duke folur për situatën aktuale, përvojën, sfidat dhe mundësitë e kontrollit të duhanit në Shqipëri, kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Eltar Dedaj, u shpreh se "strukturat shtetërore, dhe posaçërisht institucioni që ai drejton, luajnë një rol të dorës së parë në ndjekjen e zbatimit të drejtë, në mënyrë të barabartë dhe konstante të ligjit antiduhan".
Më tej, ai shtoi se "kjo është një mundësi për mijëra duhanpirës në vendet tona të heqin dorë nga një varësi e rrezikshme, për të përmirësuar shëndetin e kombit'.
Më tej, ai tha se pavarësisht 32 603 inspektimeve të kryera që nga krijimi i Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror (ISHSH) dhe 505 masat e marra administrative, mbetet ende shumë punë për të bërë lidhur me ndryshimet e sjelljes.
Në shenjë vlerësimi për përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë, për punën lidhur me kontrollin e duhanpirjes në Shqipëri, ministri shqiptar i Shëndetësisë  u nderua në 16 shtator 2015 nga OBSH me Çmimin Botëror Jo Duhanit, me vlersimin "vendosje në rradhë të parë të shëndetit të njerëzve dhe të ardhmen së shoqërisë."
SEEHN është një forum ndërqeveritar rajonal i ministrive të shëndetësisë të Europës Juglindore, themeluar në vitin 2001, në kuadrin e Inisiativës për Kohezion Social të Paktit të Stabilitetit për Europën Jug-Lindore. SEEHN përbëhet aktualisht nga 9 anëtarë: Shqipëria, Bosnia-Herzegovina, Bullgaria, Izraeli, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Serbia.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit