Takimi i Thaçit me Vuçiç në Bruksel, detyra të reja për Kosovën

Takimi i Thaçit me Vuçiç në Bruksel, detyra të reja për Kosovën

Takimi mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç, ka përfunduar në Bruksel, ku të dy presidentëve u është kërkuar që të fillojnë në mënyrë urgjente zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Kosovës i është kërkuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federika Mogherini, në veçanti të nisi punën për të filluar me themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gjithashtu dy presidentëve u është kërkuar që të përfundojnë zbatimin e marrëveshjeve për Energjinë si dhe të përfundojnë punimet për hapjen e urës mbi Ibër.

Mogherini ka përshëndetur angazhimin e vazhdueshëm mes dy krerëve të shtetit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe u ka rikujtuar se përparimi i vendeve të tyre drejt integrimit Europian është i lidhur ngusht me dialogun mes dy vendeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit