Takimi i Vëngut me Kurtin/ Kryeministri i Kosovës: Folëm për raportet vëllazërore! Po punojmë për rritjen e bashkëpunimit mes ministrive të mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
PRISHTINË - Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ishte sot në një vizitë zyrtare në Kosovë ku u takua dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Përmes një postimi në facebook kryeministri i Kosovës shkruan se me Vëngun u fol për raportet e veçanta vëllazërore dhe forcimin e urave të bashkëpunimit.
'Me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, folëm për raportet tona të veçanta e vëllazërore e forcimin e urave të bashkëpunimit.
Duke qenë kryesuese e Kartës së Adriatikut (A-5), mbështetja e Shqipërisë është tejet e rëndësishme, patur parasysh aspiratat tona për anëtarësim, për çka e shohim si një shans të mirë që të bëjmë progres drejt këtij objektivi e të integrohemi në këtë mekanizëm ndërkombëtar.
Po punojmë edhe në rritjen e bashkëpunimit mes ministrive tona të mbrojtjes. Nga marrëveshjet e arritura; për lehtësimin e procedurave të kalimit tranzit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të dyanshme dhe marrëveshja mbi fushën e mjekësisë ushtarake; deri te rëndësia e aspektit të trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta, bashkëzbarkimit në misione paqeruajtëse dhe operacione ndërkombëtare si pjesë e një kontingjenti si dhe investimet e përbashkëta në industrinë e mbrojtjes.
Falënderimi për mbështetjen e Shqipërisë është i përhershëm, teksa vijojmë t'i forcojmë lidhjet mes nesh.', shkruan Kurti në Facebook.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
50.3%
-
Të gabuar
36.9%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 604
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pirro Vengu: Demokracia nuk matet me si dhe sa akuzojmë, por nga sa dhe si dimë të presim gjykimin
9 Mars, 15:09
-
Vengu ikën nga Mbrojtja: S’e përjetoj si largim nga misioni i sigurisë kombëtare, Shqipëria është në duar të sigurta! Nufi: E marr detyrën me nder e përkushtim
7 Mars, 10:09
-
Ikën Balluku/ Begaj dekreton ministrat e rinj dhe Koçiun si zv.kryeministre! Nesër pritet votëbesimi në Kuvend
4 Mars, 14:04
-
‘Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë’, mesazhi me kode dhe falënderime nga Elisa Spiropali pas shkarkimit
27 Shkurt, 13:57
-
Forcohet mbrojtja, ‘Javelin’ i dorëzohet forcës tokësore, Vengu: Nuk armatosemi për të sulmuar askënd! VanHorn: Shtoni trupat në misionet ndërkombëtare
27 Shkurt, 13:40
-
Ndryshimet në qeveri, Korreshi për Report Tv: Balluku emëroi të besuarit e saj, do të firmosë përmes tyre! Spiropali iku pas luftës së brendshme në PS
27 Shkurt, 13:31
-
Ndryshimet në kabinet, Rama mbledh qeverinë! Pas shkarkimit të Ballukut, s’marrin pjesë as dy ministrat e larguar, Vengu e Spiropali
27 Shkurt, 10:25
-
PROFIL/ Nga Hoxha te Ismaili, kush janë 4 ministrat e rinj të qeverisë Rama! Karakaçi nga drejtor i OSHEE te Infrastruktura
26 Shkurt, 20:33
-
Shkarkohet Balluku, Rama ndryshon qeverinë! Koçiu zv.kryeministre, Karakaçi te Infrastruktura! Lamallari ministër i Brendshëm, Hoxha i Jashtëm, Gogu te Drejtësia! Ikin Spiropali e Vengu
26 Shkurt, 20:01
-
Përmbytjet dhe shembja e rrugëve, ministri Vëngu: 10 milionë euro fond i shpërndarë për diga, ura dhe prita lumore
26 Shkurt, 16:53
-
Industria ushtarake/ Vengu: Në prill nis prodhimi i dronëve, 252 ushtarë të rinj! Kingji: S’kemi ende ndarje operacionale për trupat në Gaza
25 Shkurt, 14:37
-
Stërvitja e përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ Ministri Vengu: Panik i pajustifikuar nga Beogradi
25 Shkurt, 11:25