TIRANE-Nën kujdesin e veçantë të Kuvendit të Shqipërisë, mbahet nesër në Tiranë, pranë selisë së Kuvendit, takimi i XIII-të i Grupit të Punës së AP të SEECP-së, (Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore).
Këtë event do t'a përshëndesë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ndërsa punimet do drejtohen nga Kryetari i Delegacionit te Kuvendit te Shqipërisë ne SEECP, Taulant Balla.
Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të kësaj Asambleje si: Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Kosova.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë do të ushtojë mandatin e saj si kryesuese e Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, gjatë një periudhe vendimtare për organizatën./ATSH/
/Shqiptarja.com