Tre kanë qenë temat e diskutuara nga takimi me dyer të mbyllura për afro 2 orë brenda vilës 31 në Tiranë mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe kreut të qeverisë Rama. Prezenca e kryeministrit Albin Kurtit në Tiranë ditën e djeshme mori mjaft vëmendje, kjo për arsyen se kryeministri i Kosovës, la në mes një konferencë për mediat për një takim që e cilësoi si urgjent. I pyetur nga mediat kosovare, Kurti u është përgjigjur se ka qenë një takim i mirë, konstruktiv, pozitiv por mbi të gjitha, i nevojshëm.
“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë pune me kryeministrin Rama dhe ka qenë një takim shumë i mirë konstruktiv, pozitiv dhe i nevojshëm për shkak të temave që kemi diskutuar”, tha Kurti në një konferencë për media.
Kreu i qeverisë se Kosovës tha se tema kanë qenë sulmet kibernetike, kriza me energjisë dhe takimi i Berlinit. Sulmi kibernetik në Kosovë u raportua se ndodhi më 6 shtator ndaj disa faqeve të institucioneve pa specifikuar se në cilat, dhe sipas qeverisë kosovare, sulmi është realizuar nga jashtë vendit.
“E para është siguria kibernetike dhe isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre të fundit që kanë qenë të dëmshme dhe kriminale, ju keni parë që sot kemi themeluar agjencinë kibernetike”. “Tema e dytë ka qenë sfida e energjisë në ditët dhe javët në vijim, ju e dini se KEK-u dhe KESH-i bashkëpunojnë ngushtë. Ne gjatë verës ju kemi dhënë atyre energji dhe presim që ta kthejnë gjatë dimrit. Konkretisht e njoftova Ramën që ne jemi të parët në Ballkan që kemi marrë vendim për shpërblim të atyre që kursejnë”. “Tema e tretë ka qenë Takimi i Berlinit”, ka deklaruar shkurtimisht kryeministri Kurti.
Kujtojmë se në takimin e djeshëm nga kryeministri Rama që nuk shoqërohej nga asnjë ministër, ndërsa Kurti shoqërohej nga ministri i Ekonomisë. Në takim mësohet se është diskutuar për Portin e Durrësit, si edhe hekurudhën Durrës-Prishtinë.Shqipëria dhe Kosova mbajtën mbledhjen e 8-të e përbashkët me 20 qershor, ndërsa u firmosën 19 marrëveshje, mes tyre edhe ajo për financimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë për lidhjen e Portit Romano në Durrës dhe Portit të Thatë në Prishtinë.
Ky takim i Ramës dhe Kurtit, vjen edhe pas tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket nismës ‘Open Balkan’, Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kenë qëndrime të kundërta. Kreu i qeverisë Edi Rama vazhdimisht ka ftuar Kosovën të bëhet pjesë. Në përplasjet e fundit në veri të Kosovës për çështjen e dokumenteve të identifikimit dhe targat me Serbinë, Rama tha se kjo nuk tregoi se Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo i gabuar, por përkundrazi se është një domosdoshmëri.
-
Kjo tregon qe ne dhe kosova jemi nje dhe fal ketyre bashkpunimeve vendet tona do te ecin akoma me shume perpara
Përgjigju -
Na behet shume qejfi per keto takime midis kosoves dhe Shqiperise uroe qe te kete sa me shume marrdhenie
Përgjigju -
19 komente me poshte te shkruara nga nje dore. Merrni pak fryme o grupi i gatshem i PS-se se bini shume ne sy per keq kur i beni komentet bresheri me emra te ndryshem brenda 1 minute. Vini te pakten ndonje pseudonim banal per veten si Ujku i Cerrikut, apo Luani i FusheKuqes. Une mendoj se Blinken i ka çuar mesazh Kurtit nepermjet Rames dhe kjo do kete qene arsyeja e takimit me urgjence, te tjerat jane biseda qe kane derivuar. Edhe pse takimi ka qene informal, Rama nuk duhej te kish qene vetem ne rast se s'ka patur per t'i thene dicka koke me koke Albin paranojakut qe per deshmitar ndaj akuzave te mundshme per "tradheti" ka marre nga pas dhe zvendesin e tij qe para pak muajve e quante Ramen pro-serb. Dicka po gatuhet.
Përgjigju -
Dita dites Po shohim qe lidhjet midis kosoves dhe Shqiperise Po forcohen sa me shume
Përgjigju -
Nepermjet ketyre takimeve vihet re qarte qe Shqiperia dhe Kosova Jane 1 dhe marrdheniet Jane shume te mira
Përgjigju -
duhen keto komunikime qe te diskutojn 2 lidera me njeri tjetrin qe te bashkpunojm dhe te zgjidhim sa me shume probleme
Përgjigju -
problemi me vjedhjen e informacioneve eshte problem botror nga iranidhe duhet te mbrohemi me shume nga keto sulme
Përgjigju -
eshte kenaqesi per ne kur shikojme si dy kreret e shqiperise dhe kosoves organizojne takime per zhvillimin e vendit
Përgjigju -
Jemi nje shqiperi-kosove , sa me shume bashkepunime aq me mire per te dy shtetet
Përgjigju -
Iu urojme gjith te mirat ne kete takim dhe ishalla bashkpunoni sa me shume
Përgjigju -
Takime te cilat bashkojn akoma dhe me shume dy popujt tane
Përgjigju -
Ne kete menyre duhet ti shikojme vllezerit tane bashk krah per krah
Përgjigju -
Jeni rrugen e duhur z.kryeminister keshtu vazhdoni se ne kete menyre marrdheniet do forcohen akoma dhe me shume
Përgjigju -
besoj se keto lloj takimesh konfirmoj se rama e do shume kosoven
Përgjigju -
kam vene re takime te shumta per forcimin e marredhenieve dhe te miren e vendeve
Përgjigju -
Shpresoj qe mbas keti takimi vendet yona te perforcojn akoma dhe me shume miqesin midis tyre
Përgjigju -
Eshte shume e rendesishme te behen takime te tilla dhe te kete sa me shume bashkpunim mes vellezerish
Përgjigju -
E ku ka me mire se te bashkepunojne vellezerit
Përgjigju -
Shpresoj te jete nje takim per mire dhe mos te kete asnje percarje mes nesh
Përgjigju -
Sa her qe rama ben takime gjithmon na sjell lajme te shkelqyera
Përgjigju -
Kemi pare mjaft takime kohet e fundit dhe ishalla nga ky takim dalim me pergjigje pozitive
Përgjigju -
Besoj se nga kjo mbledhje do te dalin me lajme te mira
Përgjigju -
Ishalla marrim lajme te mira nga kjo mbledhje
Përgjigju -
Shume mire beni qe realizoni te tilla takime dhe mbani marredhenie te mira me te tjeret
Përgjigju -
Keshtu vazhdoni te tregoni se ne do ecim gjithmon se bashku per zhvillimin e vendeve tona
Përgjigju -
Me te vertet gje e mire qe mbani takime te tilla ku bisedoni per te miren e vendeve tona
Përgjigju -
Vazhdoni te ruani marrdhenie te mira mes vendeve tona se do jene shume fitimprurese ne vazhdim
Përgjigju -
Ishalla me Lajme te mira ne kte mbledhje
Përgjigju -
Nje mbledhje me rendesi ku shpresojme te ket vetem lajme pozitive
Përgjigju -
Takim qe shpresojm te dali me lajme te mira
Përgjigju








Komente
Komento