Pak para se të nisë takimi, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka postuar disa fotografi nga takimi ku shkruan se shpreson një qasje konstruktive nga palët.

“I urova mirëseardhjen Presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Albin KurtiBruksel për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd - Prishtinë.

Në rendin e ditës: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët”, shkruan Borrel.


Lajmi kryesor:

S'ka marrëveshje në Bruksel, por 'plani franko-gjerman' pranohet nga palët! Borrell: Zhvillim i madh! Vuçiç: Kosova s’pranon Asosacionin! Kurti: Serbia s’ishte e gatshme të firmoste