Takimi Kurti-Vuçiç, Nazarko: S'pres marrëveshje as në bisedimet e korrikut! Kurti kërkon të ambientojë votuesit me ndryshimin e madh në sjelljen e vet politike

Analisti Mentor Nazarko, ndërsa komentoi takimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç, tha se janë ndërkombëtarët ata që kërkojnë zhvillimin me urgjencë të dialogut. Në një lidhje me Skype për "Report TV", Nazarko megjithatë nuk u shpreh optimist për një marrëveshje mes palëve as në takimin e planifikuar para datës 25 korrik.

" Duam apo jo, ky dialog është i ndërlidhur me ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare dhe bashkësia ndërkombëtare kërkon zhvillimin e këtij dialogu me urgjencë, Kurti i e ka kuptuar që duhet ta përmbyllë dialogun me urgjencë. Le të shpresojmë që do të kemi një prishje të gjendjes aktuale të marrëdhënies Kosovë-Serbi dhe Kosova të bëjë rrugën e vet si shtet i mëveçëm në OKB. Nuk besoj se do të ketë një marrëveshje as në takimin e korrikut. Ka sens urgjence, domosdoshmëri që SHBA, Perëndimi të heqin dorë nga kjo lloj asistence që kanë për Kosovës, Kurti e ka kuptuar këtë, çdo lloj kompromisi që duhet t'i bëjë, duhej t'i bëjë tani që është më i fortë. Nuk mendoj që Serbia do ta njohë Kosovë, aq më tepër brenda këtij viti dhe besoj se Kosova nuk ka arsye ta kërkojë këtë tani, pasi që të kërkosh një gjë të madhe, duhet të japësh një gjë të madhe", tha ai.

Për kushtet që Kurti i vendosi Serbisë, Nazarko tha se kishin vetëm vlerë lokale, duke shtuar se ai po përpiqet të ambientojë votuesit e vet, pasi ka një ndryshim të madh thelbësorë në sjelljen e vet politike.

" Ky është dialog i ri, jo vazhdim i dialogut të vjetër, Kurti vendosi katër kushte. Propozimi i Kurtit për minishengenin, pavarësisht se ka vulën Europiane, praktikisht është një hapësirë ekonomike ku Serbia është domosdoshmërish shteti më i madh dhe vlejnë shqetësimet se nga një bashkim doganor përfiton më shumë Serbia, pra propozim për nxjerrjen e minishengenit nga dera dhe futjen nga penxherja. Kushti për deklaratën për paqen, për mossulmimin, ishte një artificë sepse sigurinë e Kosovës e garanton NATO, po ishte një truk që Kurti të pozonte me një dinakëri jo shumë të sofistikuar. Kushte që kishin vlerë lokale, për konsum të brendshëm. Kurti po përpiqet të ambientojë votuesit e vet me këtë ndryshim të madh thelbësorë që ka në sjelljen e vet politike. Ka thënë jo dialog dhe po e bën atë, ka thënë jo dialog pa kërkesë falje, por po e bën atë. Megjithatë, ne duhet ta mbështesim në këtë ndërmarrje, pasi suksesi i Kurtit është suksesi i Kosovës", shtoi Nazarko.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja