TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për pranimin e propozimit të BE-së për planin e ri për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese.
Kreu i qeverisë shqiptare thekson se kjo është një pikë e vërtetë kyçe, ndërsa shton se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit dhe për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.
‘Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve.’- shkruan Rama.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan ditën e sotme në Bruksel (26 tetor), ndërsa ende nuk ka informacione në lidhje me atë që është dakordësuar ndërmjet takimit të tyre. As Kurti, as Vuçiç nuk dhanë ndonjë deklaratë para gazetarëve. Në lidhje me mundësinë e ndonjë takimi tjetër gjatë ditës, burime të BE-së thanë se "asgjë nuk përjashtohet".
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha më herët se takimet janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.
“Ideja është që këto takime të zhvillohen brenda kornizave të samitit të BE-së, në mbështetje të kthimit në dialog. Mesazhi i BE-së është se presim që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, t’iu kthehen menjëherë dhe pa pengesa detyrimeve që dalin nga dialogu, të punohet menjëherë për uljen e tensioneve dhe rifillimin e dialogut”, tha Stano.
Stano konfirmoi se plani përmban një “propozim modern evropian” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa, sipas burimeve të BE-së, nga Serbia kërkon të konfirmojë mbështetjen e saj për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve. Qeveria e Kosovës tha se Kurti është pajtuar që ky plan të jetë “korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate”.
Lajmi në përditësim...
A ban me ditë more vlla,kur duan vajtust kta që po jetojn nkorriz t’huaj bashkë me hoxhallart ,me thirr arzanin në ara dhe me jetu me bereqetet vendore,Hallallë me qetsu shpirtin dhe trupin
PërgjigjuNga vetëvendosje për shqiptarët e Kosovës Kurti nënshkruajti vetëvendosje për serbët e Kosovës kjo është shkatërrim i vërtetë politik për ata mijëra njerz që me dekada shkaktonin kaos të vërtetë në Kosovë në emër të një kauze të rreme
PërgjigjuShume zhurme,Shume zhurme edvin,po edhe sa do vazhdosh keshtu....na kish marre malli pz per kete kenge e kishim degjuar ketu 24 vjet me pare...jepi vini jepi
Përgjigju