Takimi Kurti-Vuçiç, Vjosa Osmani: Serbia ishte e papërgatitur! BE nuk po mban premtimin për liberalizimin e vizave të Kosovës

Takimi Kurti-Vuçiç, Vjosa Osmani: Serbia ishte e papërgatitur! BE nuk po mban premtimin për liberalizimin e vizave të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka komentuar takimin Kurti-Vuçiç që u mbajt në Bruksel duke thënë se Serbia nuk kishte përgatitur asgjë për të propozur mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në një intervistë për median austriake ‘Wiener Zeitung’, Osmani është shprehur se Serbia ka refezuar çdo propozim që është paraqitur nga ana e Kosovës.

“Serbia nuk kishte përgatitur asgjë dhe nuk bëri asnjë propozim, ndonëse diçka e tillë është e nevojshme nëse duhet të ketë ndonjë përparim. Në anën tjetër, Kosova ka bërë disa propozime të reja, për shembull mbi marrëdhëniet tregtare rajonale, të drejtat e pakicave ose çështjen e personave të zhdukur. Serbia me sa duket ka refuzuar gjithçka”, u shpreh Osmani.

E pyetur lidhur me dy shtetet që po bllokojnë procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës në Këshillin Europian, Franca dhe Holanda, Osmani është shprehur se shqetësimi i tyre lidhur me emigrantët nga Kosova është i paarsyeshëm sepse numri i atyre që kërkojnë të shkojnë në BE është ulur ndjeshëm.

“Është shqetësim i paarsyeshëm. Pati probleme më 2014/2015 kur shumë njerëz donin të hynin në BE dhe të qëndronin atje. Por numri i tyre ka rënë në mënyrë dramatike. Kosova nuk është më në listën e 40 vendeve nga të cilat vijnë shumë emigrantë”, tha Osmani.

Ndër të tjera presidentja Osmani është shprehur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret që i janë vendosur për heqjen e vizave, por BE nuk po i mban premtimet. Sipas saj, kosovarët nuk duhen ndëshkuar për shakak të politikave të brendshme të shtetve të unionit.

Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për heqjen e tyre, më shumë sesa duhej të plotësonin vendet e tjera. BE nuk po i mban premtimet e saj dhe po dobëson besueshmërinë e saj. Disa shtete anëtare hezitojnë për arsye të politikës së brendshme. Por kjo nuk është arsye për të ndëshkuar kosovarët që ndihen sikur janë në një geto politike”, vijoi presidentja Vjosa Osmani.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda