Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u takua sot në Tiranë me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay. Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi mes dy parlamenteve dhe marrëdhëniet mes dy vendeve mike dhe partnere strategjike.
Gjatë takimit u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, si pjesë e marrëdhënies së partneritetit strategjik mes dy shteteve.
Peleshi vlerësoi rolin e ambasadorit turk në afrimin e institucioneve parlamentare dhe në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai e falënderoi ambasadorin Atay për kontributin në zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar dhe në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Komente











