Ish-presidenti Ilir Meta ka depozituar këtë të mërkurë një kërkesë tjetër në GJKKO, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të lehtë sigurie.

Gazetarja Keti Banushi informon se kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja e hetimit paraprak Irena Gjoka.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024 ndërsa akuzohet për veprat penale 'korrupsion pasiv', 'pastrim parash' dhe 'mosdeklarim pasurie'.

__________________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të forms së prerë