TIRANE -Pas një takimi që zgjati më shumë se 2 orë e gjysëm me përfaqësuesit e bizneseve, Bashkia e Tiranës ra dakord të rishikojë disa prej taksave të reja për shfrytëzimin e hapësirave publike dhe tavolinat.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha pas takimit se institucioni i tij ka vendosur të marrë në shqyrtim kërkesat e bizneseve. Veliaj shtoi se kërkesat e përfaqësuesve në tërësi ishin të paqarta, motiv për të cilin do të ketë një takim të dytë me ta të hënën.
Kreu i Shoqatës së Tregtarëve Nikollaq Neranxi, tha se është rënë dakort që ata t’i dërgojnë bashkisë ditën e hënë një listë me 12 propozime konkrete. Gjatë takimit bizeset kërkuan kthimin e taksave në nivelet e mëparshme, ndërkohë që Bashkia sipas tyre ishte treguar mjaft e ngurtë në premtimet e veta.
Ora 20.45 Veliaj: Taksa e tavolinave, sezonale
Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi takimin me përfaqësuesit e biznesit si një takim sqarues, pasi siç u shpreh ai, ata nuk ishin të qartë mbi atë çfarë kërkonin.
Për këtë Veliaj tha se u kërkoi atyre një listë me propozime, por pa ngatërruar taksat që i përkasin qeverisë qendrore me ato lokale. “Ata kërkonin gjëra që i përkasin qeverisë qendrore apo interesave politike të bizneseve VIP. U kam kërkuar të bëjnë një listë më atë çfarë kërkojnë, që të mos ngatërrojnë mollët me portokallet,” tha Veliaj.
Sa i përket taksës së tavolinave, Veliaj tha se bizneset do të pagujanë për aq muaj sa ata nxjerrin tavolinat në hapësirën publike. “Nëse dikush i hap karriget e veta vetëm gjatë verës, ta paguajë 3-4 muaj s’ka pse ta paguajë gjithë vitin,” shpjegoi Veliaj.

Ora 20.30 Përfundon takimi me biznesin, bashkia do të rishikojë taksat
Pas 2 orësh e gjysëm diskutimesh mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe përfaqësuesëve të biznesit, u ra dakort që bashkia e Tiranës të rishikojë tarifat për taksën e hapësirë publike dhe tavolinat.
Në përfundim të takimit, përfaqësuesit e biznesit thanë se është rënë dakort që ata t’i dërgojnë bashkisë ditën e hënë një listë me 12 propozime. Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe ideja e marrjes me qira sezonale të sipërfaqeve të caktuara.
“Do vendosim rradhën e pikave që do u çohet. Nga ana e bashkisë pati gadishmëri për ta negociuar edhe pse e ngurtë por një derë u la e hapur. Nëse nuk merren parasysh kërkesat që do çojmë atëherë biznesi do jetë në shesh,” tha Adriatik Lapaj, një nga negociatorët në takim.
Ndërsa kreu i Shoqatës së Tregtarëve Nikollaq Neranxi tha se debati ishte për të gjitha taksat. Sipas tij propozimet e biznesit ishin që taksat të bëhen siç kanë qenë. “Ata nuk donin që t’i linin me tarifat e para por mendoj se të hënën ne do ta zgjidhim,” tha ai para tregtarëve.
Ora 20.15 Takimi me biznesin, bashkia do rishikojë taksat
Bashkia e Tiranës do të rishikojë taksat për biznesin. Kjo bëhet e ditur nga burime të Shqiptarja.com brenda takimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me 5 përfaqësuesit e biznesit, të cilët protesojnë kundër 10-fishimit të taksave vendore. Mes tyre ajo e hapësirës publike.
Ora 18.00 Nis takimi i biznesit me Veliajn
Ashtu siç pritej, ka nisur rreth orës 18.00 takimi mes kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me përfaqësuesit e biznesit të cilët protestojnë kundër rritjes së taksave vendore. Në takimin me Veliajn ndodhet edhe kreu i Shoqatës së Tregtarëve Nikollaq Neranxi si dhe 4 përfaqësues të tjerë të biznesit të vogël, ndonëse ishte thënë se në takim do të merrnin pjesë rreth 15 të tillë, gjë që i ka lënë të zhgënjyer tregtarët.
Sakaq jashtë Bashkisë, dhjetra tregtarë janë mbledhur sërish, pas protestës së zhvilluar gjatë paradites dhe presin atë çfarë do të vendoset në takimin e Veliajt me përfaqësuesit e tyre.
Më herët përfaqësuesi i bizneseve Nikollaq Neranxi konfirmoi për Report TV se pavarësisht negociatave vendimi për rritjen e taksave do të çohet në Gjykatën Administrative.
Ora 10.00 Biznesi dhe tregtarët në protestë kundër 10-fishimit të taksave nga Bashkia
Biznesi i vogël dhe tregtarë të kryeqytetit u ngritën sërish në protestë këtë të shtunë kundër vendimit të Bashkisë së Tiranës për 10-fishimin e taksave. Një ndër to është edhe taksa për hapësirat publike që zënë këto biznese, siç është taksa për tavolinat e lokaleve, e cila nga 150 lekë per m2 ne muaj është bërë 1500 lekë për m2 qe zene tavolinat.
Sërish të shumtë në numër, përfaqësuesit e biznesit të vogël u mblodhën para Bashkisë ku ju drejtohen me thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj për të tërhequr vendimin dhe për të kthyer sërish taksat në normalitetet pasi bizneset e tyre rrezikojnë të shkojnë drejt falimentimit. Protestuesit kërcënuan se do të qëndronin para bashkisë, deri në momentin që kryetari Erion Veliaj të dilte para tyre për t'i dhënë përgjigje shqetësimeve të tyre, edhe nëse do duhej të kalonin natën aty.
"Ditë për ditë e natë për natë këtu do rrimë ne nuk lëvizim sot derisa Veliaj të vijë. Tërë natën do rrimë këtu, këtu do ta gdhijmë. Shpirti i protestës duhet të jetë i fuqishëm", - u shprehën protestuesit.
Në këtë moment erdhi dhe lajmi se kryebashkiaku Veliaj kishte thirru në takim një përfaqësi të biznesit në orën 18:00.
"Ka pasur një komunikim me kryetarin e bashkisë i cili ka ftuar një përfaqësi tonën në orën 18:00 për të negociuar për këtë çështje. E mira është që në orën 18:00 siç jemi të jemi prapë këtu. Kjo nuk do të thotë që kjo çështje u zgjidh se do të varet nga negociatat", - tha Besjan Pesha.
Biznesmeni Nikollaq Neranxi ju bashkua protestës pas një takimi që kishte pasur me sipërmarrës "VIP", ku tha se ka marrë mbështetjen e biznesit të madh e që shumë shpejt do të bëhen edhe ata pjesë e protestës.
Neranxi ka kujtuar premtimet elektorale të Erion Veliaj në vitin 2013 në një takim me sipërmarrësit e Gjirokastrës, duke kujtuar se çfarë kishte deklaruar Veliaj në atë kohë.
"Mbështetja jonë për biznesin do të vijë përmes lehtësimit të taksave sidomos për biznesin e vogël, do të heqim gjobëvenien politike ndaj biznesit të madh", - citoi Neranxi fjalët e Erion Veliaj para elektoratit gjirokastrit. "Premtimet ata nuk i mbajnë se nuk njohin realitetin", - shtoi Neranxi.
Njëri pas tjetrit pjesëmarrësit në protestë kanë mbajtur nga një fjalë të shkurtër para Bashkisë duke rrëfyer problemet që kanë hasur me bizneset e tyre si pasoja e rritjes së taksave, vendim ky i marrë nga këshilli bashkiak në 30 dhjetor 2015.
"Pavarësisht se jam i majtë Erion Veliaj dal e protestoj, dil dhe ti dhe na sqaro. Kam marrë 10 milionë lekë kredi për shkollën. Të lutem se ke qenë edhe vetë student. Na li të marr një dyqan me qera. Nuk jam kundër teje na jep drejtim, si të veproj,...të shes gruan? E ke vuajtur vetë duke shitur fiq, më jep një përgjigje. Të lutem dil e na jep një përgjigje", - u shpreh një protestues.
Protestën e tyre e komentoi edhe lideri i opozitës Lulzim Basha i cili gjatë "Forumit për Lirinë Ekonomike" tha se qytetarët janë ngritur në këmbë kundër 10-fishimit të taksave.
"Sipërmarrësit, profesionet e lira, biznesi i vogël, qytetarët, mjekët, të pakompensuarit, pronarët, të përndjekurit janë në protestë të përditshme. Kjo pasi kemi të bëjmë me një kaos total në qeverisje në favor të kleptokracisë e krimit", u shpreh kreu i Partisë Demokratike.
Tregtarët e biznesit të vogël në Tiranë protestuan edhe 4 ditë më parë para bashkisë kundër rritjes së taksave e tarifave vendore.

/Shqiptarja.com

VIDEO