Një ditë para se PD të mbledhë Kuvendin Kombëtar, ish-deputeti Ervin Salianji e ka sfiduar kryedemokratin Sali Berisha me një takim me demokratët në sheshin pranë Akademisë së Arteve në Tiranë.
Me qindra demokratë iu bashkuan tubimit të organizuar nga Salianji, i cili nisi me himnin Kombëtar dhe morën fjalën me dhjetëra të pranishëm, një pjesë e të cilëve figura të rëndësishme në PD.
I fundit që e mori fjalën ishte Ervin Salianji, i cili deklaroi se qëllimi i lëvizjes së nisur prej tij është fuqizimi i PD-së dhe kthimi i saj në një forcë fituese.
Teksa e cilësoi Sali Berishën autokrat që po mban peng PD-në, Salianji ju bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen me lëvizjen e tij.
“Të gjithë ne nuk kemi asnjë privilegj nga PD, por kemi zemër, kemi dinjitet. Ju falënderoj të gjithëve që na u bashkuat sot në këtë takim. Kjo lëvizje nuk është asgjë tjetër veçse ta kthejë PD-në dhe opozitën në krye të qeverisjes dhe të mbyllim një orë e më parë ciklin e Edi Ramës. Ne s’kemi pasur qëllim të ndajmë, por të hapin një debat. Ne mund të rritemi vetëm duke shkuar përtej vetes, duke ndërtuar norma. Në vetëm një dekadë, numri i nxënësve që nisin shkollën thuajse është përgjysmuar. Qytetet boshatisen. Sot fatkeqësisht mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri po plaket me ritme të shpejta. Rama është autokrati i Shqipërisë, Berisha autokrati i opozitës”, tha mes të tjerash Salianji.
Më tej Salianji akuzoi Berishën se e ka kthyer PD-në në një kotec pulash (referuar zvogëlimit të kësaj force politike) dhe po e mban atë me zor.
Salianji tha gjithashtu se në bazë të të ashtuquajturit neni 'Basha', Sali Berisha nuk duhet të ishte lejuar për të rikandiduar për kryetar të PD-së në zgjedhjet pa garë të 23 majit, pasi ka humbur në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.
"PD ka humbur shumë beteja gjatë këtyre viteve, por humbja më e madhe ka qenë largimi nga standardet që bënë PD forcën më të madhe në këtë vend. Sot shumë demokratë janë përjashtuar jo vetëm nga vendimmarrja por edhe nga e drejta për të dhënë kontribut. Shumë profesionistë nuk e gjejnë derën e hapur për të kontribuar. Kjo është alarmante. Sepse demokracia nuk është mbajtja me zor e një koteci siç po bën zotëria. Demokracia është garë, debat, përballje me premtimet e dhëna dhe të pambajtura dhe çdo demokrat të ketë mundësi të zgjedhje atë që mendon se e bën PD fituese. Ne do vazhdojmë pa ndalur deri sa ta përmirësojmë PD. Nuk mund të pranojmë përjashtimin e demokratëve që përballen me regjimin. Neni “Basha”, ndalon kandidimin e kryetarit që humb zgjedhjet. Neni 46 në PD e ndalon Berishën të kandidojë, pasi ka humbur zgjedhjet. I famshmi neni Basha. Në vend të përjashtohej ai nga gara, u përjashtuam ne”, vijoi më tej Salianji.
Për Salianjin, emërimet klienteliste në PD duhet të marrin fund. Sipas ish-deputetit, sot në PD promovohen të dështuarit dhe largohen të suksesshmit.
"Ne duhet të kthejmë meritokracinë si standard. Sot në PD më të dështuarit promovohen dhe më të suksesshmit ndëshkohen. Duhet t’i japin fund emërimeve klienteliste në PD. PD duhet të bashkojë çdo copës opozitarizmi", deklaroi Salianji.

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me demokratët në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji ka ‘thumbuar’ kryedemokratin Sali Berisha, teksa deklaroi se Tirana sot dha një mesazh të qartë, që farsa nuk mund të zëvendësojë demokracinë.
Reagimi i Salianjit:
Tirana sot dha mesazh të qartë: farsa nuk mund të zëvendësojë demokracinë.
Mijëra demokratë në Tiranë dëshmuan se opozita nuk është dekor dhe se qytetarët nuk pranojnë të heshtin përballë padrejtësisë.
Përballë farsës, përgjigjja jonë mbetet qëndresa! Mirënjohje
Ish-deputeti Ervin Salianji ka theksuar se PD ka nevojë për një alternativë tjetër, përtej berishizmit.
Gjatë takimit me demokratët në Tiranë, Salianji tha se emërimet klienteliste në PD duhet të marrin fund. Sipas Salianjit, sot në PD promovohen të dështuarit dhe largohen të suksesshmit.
“Të hapur ndaj kujtdo që dëshiron largimin e Ramës. Ne duhet të kthejmë meritokracinë si standard. Sot në PD më të dështuarit promovohen dhe më të suksesshmit ndëshkohen. Duhet t’i japin fund emërimeve klienteliste në PD. PD duhet të bashkojë çdo copës opozitarizmi. Ne besojmë se PD ka mundësi për të pasur një fytyrë tjetër, përtej berishizmit. Të bashkojmë opozitën, demokratët dhe gjithë shqiptarët që duan ndryshim Shqipëria ka nevojë për një opozitë të madhe, moderne e gjithëpërfshirëse. Kjo është një betejë për të ardhmen. Kjo lëvizje nuk është e lehtë, por e drejtë. Sot pasi kemi shkelur të 12 qarqet, jam më krenar se kurrë për të gjithë mbështetjen që kemi marrë”, tha mes të tjerash Salianji.
Gjatë takimit që po mban me demokratët në Tiranë, Ervin Salianji tha se PD po reduktohet në një strukturë besnikërie ndaj një individi të vetëm dhe tani është përballë një rruge historike: të vazhdojë tkurrjen siç e kërkon Berisha apo të hapë një kapitull të ri ringritjeje.
"Ne kemi nevojë për një parti ku mendimi ndryshe promovohet dhe jo ndëshkohet, ku kritika nuk shihet si tradhëti dhe pluralizmi shihet si vlerë. Në të gjitha partitë e mëdha europianë ekzistojnë fraksione, mendime të ndryshme, dhe askush nuk trembet prej tyre. Përkundrazi. Ato konsiderohen shenjë force, shenjë vitaliteti dhe demokracie. Ka dy botëkuptime dhe dy grupe jo të vogla, të cilat mungesa e garës i pamundësoi proceset demokratike. Cila është shumica në PD? Si ta masim? Ka vetëm një instrument, të shkojmë prapë tek gara, tek vota, tek përballja. NuK ËSHTË PROBLEM që në PD të ekzistojnë dy rryma. Problemi nis kur njëra palë përpiqet të asgjesojë tjetrën.
Unë i respektoj ata që mendojnë se Berisha sot është shpresa e shqiptarëve. Ata duhet të respektojnë që Berisha duhet të përballet me garën, votën, demokratët dhe përgjegjësitë e veta. PD po reduktohet në një strukturë besnikërie ndaj një individi të vetëm. Është e qartë se ndryshimi mund të vijë nëse PD ndryshon. PD është përballë një rruge historike: të vazhdojë tkurrjen sicc e kërkon uzurpatori apo të hapë një kapitull të ri ringritjeje, modernizimi dhe fitoreje. Vetëm përmes përgjegjësisë dhe hapjes PD mund të kthehet në një shumicë qeverisëse në vend. Kryetari ka meritën e fitores por edhe përgjegjësinë e humbjes. Në PD Më të votuarit u përjashtauan dhe të përjashtuarit u bënë deputetë, duke kthyer përmbys parimet.
Kryetari duhet të ketë një kufizim prej 2 mandatesh që mos të jetë i përjetshëm si ky që sillet si pronari i partisë. PD duhet të hapet. Duhet të propozojmë lista të hapura ky qytetari zgjedh deputetin. 80% duhet të propozohen nga anëtarësia dhe 20 % duhet ti lihen kryetarit të partisë për personalitete të rëndësishme. Është e pafalshme që PD moshën mesatare në takimet e saj e ka të plakur sepse të rinjtë janë përjashtuar. PD duhet të kthehet tek boshti ideologjik, tek identiteti i djathtë. PD duhet të mbajë qëndrime të qarta të djathta. Nuk mund të ketë dy parti të majta që konkurojnë njëra tjetrën. Të rinjtë duhet të përfaqësojnë 30% të listave dhe gratë 40%. PD duhet të decentralizojë degët dhe t’i fuqizojë ato.
Duhet të rikthejmë meritokracinë si standard. PD duhet të shpërblejë rezultatet dhe ndëshkojë dështimin. Sot në PD, më të dështuarit promovohen dhe të suksesshmit përjashtohen. Të gjithë duhet të bëjnë hap pas kur ka rezultat të dobët dhe ta kalojnë stafetën tek të tjerët. Rezultati më i mirë duhet të barazohet me rimandatim dhe rezultati i keq me fundin e karrierës politike. Duhet t’i japim fund emërimeve klienteliste në PD. PD duhet të ndërtojë një strategji komunikimi që ushqen shpresë. Jo partia e protestës por e alternativës. PD duhet të bashkojë ccdo copëz opozitarizmi. Pd duhet të pranojë mendimin ndryshe dhe të krijojë unitet duke përfshirë e bashkuar.
PD duhet të japë mbështetje të plotë SPAKut dhe shtetit të së drejtës. Nuk mund ta shajë paradite e ta mbrojë në darkë SPAKun. PD duhet të jetë lokomotivë e integrimit në BE dhe duke vendosur së pari partneritetin strategjik me SHBA si të panegociueshëm.” tha Salianji.
Ish-deputeti Ervin Salianji akuzoi kryedemokratin Sali Berisha se e ka kthyer PD-në në një kotec pulash (referuar zvogëlimit të kësaj force politike) dhe po e mban atë me zor.
Salianji tha gjithashtu se në bazë të të ashtuquajturit neni 'Basha', Sali Berisha nuk duhet të ishte lejuar për të rikandiduar për kryetar të PD-së në zgjedhjet pa garë të 23 majit, pasi ka humbur në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.
“Edhe sikur Rama t’i kishte larë me flori qytetarët shqiptarë gjatë këtyre viteve, nuk do ta meritonte më pas 13 vitesh që të qëndronte në pushtet. Por PD nëse do të sjellë ndryshimin, duhet të çojë në kutitë e votimit mbi 800 mijë votues. Por kështu siç e ka katandisur PD-në Sali Berisha, nuk mund ta përfaqësojë këtë masë të madhe njerëzish dhe njerëzit po e tregojnë kudo që është e pamjaftueshme që duke folur për dështimet e Edi Ramës, ne të mos kemi guximin të flasim për problemet që na shqetësojnë vetë. Të japim llogari para demokratëve dhe qytetarëve, sepse ne kemi autoritetin që të kërkojmë standarde europiane për Shqipërinë, kur i pranojmë këto standarde në partinë tonë.
PD ka humbur shumë beteja gjatë këtyre viteve, por humbja më e madhe ka qenë largimi nga standardet që bënë PD forcën më të madhe në këtë vend. Sot shumë demokratë janë përjashtuar jo vetëm nga vendimmarrja por edhe nga e drejta për të dhënë kontribut. Shumë profesionistë nuk e gjejnë derën e hapur për të kontribuar. Kjo është alarmante. Sepse demokracia nuk është mbajtja me zor e një koteci siç po bën zotëria. Demokracia është garë, debat, përballje me premtimet e dhëna dhe të pambajtura dhe çdo demokrat të ketë mundësi të zgjedhje atë që mendon se e bën PD fituese. Ne do vazhdojmë pa ndalur deri sa ta përmirësojmë PD. Nuk mund të pranojmë përjashtimin e demokratëve që përballen me regjimin. Neni “Basha”, ndalon kandidimin e kryetarit që humb zgjedhjet. Neni 46 në PD e ndalon Berishën të kandidojë, pasi ka humbur zgjedhjet. I famshmi neni Basha. Në vend të përjashtohej ai nga gara, u përjashtuam ne”, tha mes të tjerash Salianji.
Altin Dalipi ish i persekutuar nga regjimi komunist, ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Sali Berisha, për të cilin tha se ka marrë peng partinë.
Komentet Dalipi i bëri gjatë takimit të organizuar nga ish-deputeti Ervin Salianji në Tiranë, ku tha se fatin e Shqipërisë duhet ta marrë në dorë rinia.
Duke e krahasuar Berishën me personazhin e filmave shqiptarë ‘plaku Mere’, Dalipi tha se PD nuk mund të pretendojë të vijë në pushtet, duke pasur në krye të njëjtat fytyra për 35 vite.
“Energji, frumëzim, ndryshim, rotacion. Këto na i jep vetëm rinia dhe rinia jeni ju, jo ata atje që janë me pleqni. Me plak 82-vjeçar pretendojnë të bëhet kryeministër si shoku i vet kur të bëhet 95-vjeçar. Kjo nuk është demokraci, është komunizëm që të veprosh si do plaku mere. Kush vepron ndryshe shpallet armik. Unë jam familje e persekutuar nga diktatura komuniste. Por sot duhet të themi mjaft. Nuk mund të vazhdojmë me të njëjtat fytyra për 35 vite. Duhet ta largojmë sa më shpejtë këtë plakun mere, se s’kemi ku shkojmë më”, tha mes të tjerash Dalipi.
Një nga mbështetësit e ish-deputetit Ervin Salianji ka drejtuar kritika të forta ndaj asaj që e cilësoi si “elitë” të Partisë Demokratike, duke e bërë përgjegjëse për humbjet në zgjedhje.
Gjatë takimit të zhvilluar pranë Sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, Orest Berberi tha se opozita nuk humbet vetëm përballë kundërshtarit, por edhe për shkak të gabimeve dhe mungesës së reagimit brenda vetes.
"Sot nuk kemi ardhur për të bërë propagandë apo përsëritur sloganet e së shkuarës. Kemi ardhur për të dhënë të vertetën. Ne humbëm, dhe humbja nuk erdhi vetëm sepse kundërshtari ishte i fortë, por sepse përballë një regjimi ne u sollëm si një forcë që nuk ishte gati për betejë. Ajo që i vrau më shumë demokratët ishte mungesa e reagimit tonë në momentin kur duhet të ishim më të fortë më të bashkuar dhe më të vendosur. Nuk mund të kërkosh besimin e qytetarëve kur njerëzit që flasin fort në studio televizive, heshtin në përballje reale. Nuk mund të frymëzosh rininë kur politika është në garë interesash personale dhe jo në betejë për ideale. Unë nuk besoj se ky është fundi i PD-së. PD ka ende njerëz të ndershëm, me karakter, që nuk e shohin politikën si biznes personal. PD nuk ka nevojë për njerëz që hyjnë në politikë për status për privilegje apo pazare me qeverinë por për njerëz që nuk blihen sipas interesit të momentit apo kryetarit. Nëse duam të fitojmë nesër, duhet të ndryshojmë sot. Shqipëria meriton një opozitë që lufton deri në fund ” tha ai ndër të tjera.
Ai e mbylli fjalimin me një thënie të Viktor Hygosë duke iu kujtuar elitave se “kur njeriu bëhet parti, partia vdes bashkë me të.”
Pranë Sheshit Nënë Tereza në Tiranë po zhvillohet takimi me demokratët i thirrur nga ish-deputeti Ervin Salianji.
Qindra qytetarë janë bashkuar në shesh dhe takimi ka nisur me himnin kombëtar. I pari që e ka marrë fjalën ka qenë Hysen Kadiu, më i votuari i Primareve 2025 në Tiranë.
Kadiu tha par të pranishmëve se kjo lëvizje, e nisur nga Ervin Salianji, ka synim që ta bëjë Partinë Demokratike një forcë politike fituese.
Duke vlerësuar takimin, ai tha se shpresonte që ky tubim të shërbente si kilometri i parë i nisjes për demokratizimin e PD-së.
“Ne nuk fshihemi pas të qenit të vendosur, për të ndryshuar PD-në. Ne mund ta bëjmë PD-në një parti fituese. Ne mund ta ringjallim, ririthemelojmë PD-në. Por sot nga ky shesh një gjë e themi të sigurt bashkarisht: ‘ne nuk do ta lejojmë të vdesë’. Kundërshtojmë këtë realitet të pashpresë. Edhe kur na kanë sulmuar, sërish nuk jemi dorëzuar. Sepse ne jemi vërtetë PD. Dy gjëra nuk i pranojmë, të na tallin, apo të heqim dorë. Le të shërbejë ky takim si kilometri i parë i nisjes për demokratizimin e familjes sonë”, tha mes të tjerash Kadiu.
Ndërkohë pedagogu Harri Aleksi ka kërkuar nga studentët që të marrin në dorë fatet e tyre, duke u bërë pjesë e zhvillimeve politike në Shqipëri.
“Është koha që studentët të marrin në dorë fatet e veta. Studentë, braktisni idhujt dhe festat. Ju nuk duhet të bëni pakt me mjerimin ekonomik e intelektual. Modeli juaj duhet të jetë arsimi me baza, zhvillimi me themele”, tha mes të tjerash pedagogu Harri Aleksi.
I përjashtuari nga grupi i PD-së në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Dritan Burgija, deklaroi se sot demokratët nuk kanë nevojë për kulte individi, oborre apo oborrtarë.
Për Dritan Burgijan, demokratët sot kërkojnë garanci reale që listat të mos manipulohen, kandidatët të mos bllokohen për të garuar, gara të mos përcaktohet dhe partia të mos administrohet nga lartë si pronë private.
“Ne jemi këtu sepse besojmë se PD duhet të kthehet në një alternativë qeverisëse. PD ka lindur për t’i shërbyer lirisë. Nuk ka lindur për të ndërtuar kulte individi, por për të shembur kulte individi. Sot duhet të pyesim me zë të lartë, ‘ku jemi? A kemi më shumë garë?’. PD-në po e vret edhe heshtja. Ata që e dinë të vërtetën, por zgjedhin gënjeshtrën. Një parti fillon të vdesë kur humbja nuk prodhon përgjegjësi por propagandë. Demokratët nuk duan më oborre dhe oborrtarë. Demokratët nuk kërkojnë fjalë të bukura në statut, por kërkojnë garanci reale që listat të mos manipulohen, kandidaturat të mos bllokohen, gara të mos paracaktohet dhe partia të mos administrohet nga lartë si pronë private”, tha mes të tjerash Burgija.
Artistja Julia Ilirjani tha se të rinjtë demokratë nuk duhet të pranojmë më që partia e tyre të shkojë nga humbja në humbje, por duhet të punojnë për ta bërë atë fituese.
“Unë mendoj se këta të rinj që janë sot këtu, duhet të bëjnë të njëjtën gjë që ndodhi në 1990. Ne s’mund të pranojmë më humbje pas humbje, por duhet të pranojmë fitoren”, tha Julia Ilirjani.
Komente









