“Çfarë bëni ju këtu, në çdo mbledhje tonën ju vini e rrini në shi. Ikni e bëni ndonjë punë” kështu u ka thënë ai gazetarëve pasi doli nga takimi me koordinatorët ku mendohet se diskutoi për zgjedhjet.
Në këtë takim, që ka nisur në orën 17:00 dhe ka zgjatur për më shumë se 50 minuta kanë qenë të pranishëm Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministri i Financave Shkëlqim dhe deputetët Gramoz Ruçi e Shkëlqim Cani.
Ky është takimi i dytë që Rama mban me koordinatorët e PS-së, pasi mbrëmë ai mblodhi koordinatorët e disa qarqeve të tjera ku diskutuan për zgjedhjet dhe caktimin e datës së mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme e cila do të caktojë edhe datën se kur do të mblidhet Kongresi i Partisë Socialiste.
Pritet që ky Kongres të mbahet në muajin mars, pasi në muajin janar nuk u mblodh dot për shkak të mos përfundimit të zgjedhjeve në organizatat bazë në qarqe.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)