Takimi me Kotzias,Bushati:Jemi
drejt zgjidhjeve konkrete

Takimi me Kotzias,Bushati:Jemi<br />drejt zgjidhjeve konkrete<br /><br>
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka deklaruar se pala shqiptare dhe ajo greke janë drejt zgjidhjeve konkrete sa i takon çështjeve të vjetra të pazgjidhura mes dy vendeve fqinje. Bushati e bëri këtë deklaratë pas takimit kokë më kokë me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, në Korçë.

Bushati deklaroi se është bërë një progres i qenësishëm nga takimi dypalësh diplomatik, i cili është vijim i takimit të Kretës, në Greqi. Kryediplomati shqiptar theksoi se palët janë në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve.

 

“Faleminderit për durimin deri tani. Na mirëkuptoni që këto janë bisedime jo të lehta dhe tematika është e gjerë e shtrirë në kohë rreth 7 vite histori.Edhe në Korçë kemi bërë progres të qenësishëm. Nesër do të jetë një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekrete, sepse temat janë thënë publikisht nga të dyja palët. Thjesht jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj që edhe drejt zgjidhjeve konkrete”, tha Bushati.  

 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane