Takimi me krerët e parlamenteve të vendeve të Europës Juglindore, Gjylameti: Shqipëria e angazhuar për një rajon të stabilizuar

Takimi me krerët e parlamenteve të vendeve të Europës Juglindore, Gjylameti: Shqipëria e angazhuar për një rajon të stabilizuar

Felaj, Gjylameti dhe Çollaku

Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë i përbërë nga Zv. kryetarja e Kuvendit, Ermonela (Felaj) Valikaj, Blerina Gjylameti, Kryetare e Delegacionit të Kuvendit në KiE, dhe deputeti i PD Kreshnik Çollaku, morën pjesë në Takimin e 11-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Jug-Lindore për Zgjerim, i cili u zhvillua në Budapest në 17 nëntor.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, deputetja Gjylameti shprehet se Shqipëria është duke hedhur hapa të rëndësishëm në përpjekjet e saj për një shoqëri më të zhvilluar, transparente dhe respektuese ndaj vlerave europiane.

“Me Zv. Kryetaren e Kuvendit të Ermonela Felaj Valikaj dhe kolegun Kreshnik Collaku nga Budapesti drejt Europës: Aspirata shqiptare për integrimin europian është një udhë e vështirë, por e frytshme. Sot, në takimin e krerëve të parlamenteve të vendeve të Europës Juglindore. Shqipëria është duke hedhur hapa të rëndësishëm në përpjekjet e saj për një shoqëri më të zhvilluar, transparente dhe respektuese ndaj vlerave europiane. Ndërsa ecim në këtë rrugë plot sfida, mbrojmë me krenari identitetin dhe kulturën tonë, siç na kujtuan edhe z. Varhelyi dhe z. Fontana. Sot dhe gjithmonë, jemi vendosur për të përmbushur synimet tona europiane dhe për të kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve”, nënvizon Gjylameti.

Gjylameti thekson se në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, bashkëpunimi dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor shërbejnë si kundërpeisazh i fuqishëm ndaj influencave destabilizuese.

“Shqipëria mbetet e angazhuar për një rajon të stabilizuar, ku vlerat europiane janë kornizë e bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, nënvizon deputetja.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Djdj: 17/11/2023 23:04

    Ca pamje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?