Takimi me Markoviq me ftesë nga
Mustafa, u diskutua për temat aktuale

Takimi me Markoviq me ftesë nga<br />Mustafa, u diskutua për temat aktuale
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe homologu malazez Dushko Markoviç zhvilluan në qytetin e Shkodrës takimin e radhës për çështjen e demarkacionit.

Në delegacionin kosovar krah Mustafës ishte ministri i Drejtësisë Hajredin Kuqi si dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë Ferhat Dinosha, ndërsa kryeministri malazez Markoviç shoqërohej nga stafi i tij i punës.

Por pas publikimit të lajmit nga mediat shqiptare, qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të zi ka nxjerrë një deklaratë ku shkruhet se në takim është diskutuar për çështjet ndërshtetërore që lidhen me bashkëpunimin bilateral, por nuk kanë përmendur demarkacionin.

Gjithashtu sipas komunikatës për shtyp të dy qeverive thuhet se dy kryeministrat Mustafa dhe Markoviq biseduan për zhvillimet tjera aktuale në rajon dhe se ranë dakord që në periudhën e ardhshme t’i japin një impuls shtesë bashkëpunimit, sidomos atij ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi, konfirmohet se takimi Markoviq- Mustafa erdhi me ftesë nga ky i fundit. Aktualisht nuk ka njoftime nëse dy kryeministrat kanë diskutuar çëështjen edemarkacionit


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola