Takimi me Moore, Oketa: Shqetësim
mbetet KQZ-ja jo e plotë
Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Jonathan Moore ka zhvilluar një drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të FRD me Gazmend Oketën, (foto gjatë takimit). Pas takimit, në një prononcim për TV "A1 Report", Oketa, tha se në qendër të bisedës ka qenë situata parazgjedhore në vend, situata aktuale në KQZ dhe seanca që pitet të mbahet nesër në Kuvendin e Shqipërisë për 3 ligjet.
DURRES - Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, pati një drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa.
Pas takimit, në një prononcim për TV A1Report, Gazmend Oketa, tha se në qendër të bisedës ka qenë situata parazgjedhore në vend, situata aktuale në
KQZ dhe seanca që pitet të mbahet nesër në Kuvendin e Shqipërisë për 3 ligjet.
Oketa ka shprehur shqetësimin se mos plotësimi i KQZ me 7 anëtarë, mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm për prishjen e rezultatit zgjedhor.
Ja fjala e plotë e sekretarit të përgjithshëm të FRD për Tv “A1 Report”:
“Biseda ishte krejt normale, dhe u përqendrua në situatën politike, kryesisht në situatën parazgjedhore, në problemin e KQZ-së dhe sigurisht edhe në seancën e fundit plenare, seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me miratimin e tre ligjeve.
Por kuptohet, kryefjala ishte diskutimi lidhur me procesin elektoral me pritshmërinë nga mënyra se si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po administron këtë proces. U diskutua për faktin se është një komision jo i plotë dhe lidhur me të gjitha problematikat e tjera, që shoqërojnë procesin zgjedhor.
Këto ishin pak a shumë çështjet kryesore që diskutuam së bashku me zotin Moore dhe do të përfitoja nga kjo mundësi që të shprehja konsideratat më të mira për qeverinë amerikane, për ambasadën amerikane në Tiranë dhe veçanërisht për zotin Moore, për gjithë kontributin e tij personal dhe të stafit të ambasadës, përfaqësuesve të shtetit amerikan, për të ndihmuar në një proces zgjedhor sa më të lirë dhe sa më të ndershëm.
Për të ndihmuar në radhë të parë demokracinë shqiptare pa asnjë lloj preference politike për forca politike të caktuara apo për një lidhje politike të caktuar dhe besoj se kjo është ndihma më e madhe që një demokraci si ajo amerikane mund t’i japi një demokracie të re dhe të brishtë siç është demokracia shqiptare”.
Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44