Takimi me përfaqësuesit e KiE
Topi: KQZ duhet të plotësohet

TIRANE- Situata e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe ecuria e procesit zgjedhor në vend, kanë qenë temat kryesore të bisedimit të takimit të kreut të FRD me delegacionin e Këshillit të Europës në Tiranë.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i kryesuar nga Luka Volonte, ndodhen aktualisht në Tiranë me mision monitorimin e situatës parazgjedhore.
Në një deklaratë për mediat të mbajtur pas takimit, kreu i FRD tha se “E quaj të pakuptimtë që KQZ sot rezulton e gjymtuar dhe nuk mund të garantojë procesin zgjedhor me katër anëtarë, militantë politikë”.

“Kjo situatë ul besueshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve. FRD është për plotësimin e këtij komisioni, sado vonë", tha Topi.

Më tej , kreu i FRD-së theksoi gatishmërinë e forcës politikë që ai drejton për zgjedhje të drejta dhe të bazuara në ligj. “Ne i kemi siguruar përfaqësuesve të KiE-së se do të qëndrojmë besnik të kushtetutës dhe ligjit përgjatë procesit zgjedhor”, tha Topi.

Po kështu, kreu i FRD-së shprehu shqetësimin “për partitë që marrin fonde të padeklaruara dhe bëjnë fushatë me flamuj dhe postera zgjedhorë, duke u bërë qesharakë në sytë e popullit, i cili vazhdon të marrë ushqime me listë”.

Në takimin me përfaqësuesit e KiE, Topi tha se ka folur edhe për dhunën e ushtruar ndaj kandidatit të FRD-së në Roskovec, Mit’hat Hoxha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës