Takimi me pedagogët/ Shahini: Jo bojkot dhe ultimatum, dialogu mënyrë më e mirë për zgjidhjen e çështjeve

Takimi me pedagogët/ Shahini: Jo bojkot dhe ultimatum, dialogu mënyrë më e mirë për zgjidhjen e çështjeve

Besa Shahini, Ministrja e Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Shëndetësisë, Besa Shahini ka dalë në një deklartë për mediat ku foli për takimin që pati me grupin e përfaqësisë së pedagogëve.

Pas takimit që zgjati rreth dy orë ku, morën pjesë pedagogët  Jani Marka, Mark Marku, Rezart Prifti, Jani Marka, Altin Shegani, Marinela Shota dhe Erika Bejko, mistrja Shahini u shpreh se bojkoti dhe dialogu nuk janë mënyra dhe mjeti i duhur për të arritur një zgjidhje pasi qeveria ka premtuar që do t’i mbështesë. Shahini u shpreh se nga fillimi e ka mbështetur kaozën e studentëve dhe pedagovë ndërsa shprehet se takimi i sotëm që u zhvillua me grupin e përfaqësisë së pedagogëve shërbeu për të sqaruar një sërë keqkuptimesh që pedagogët kishin në lidhje me “Paktin për Universitetin”.

“I përgëzova pedagogët për nismën e ndërmarrë.  Ishte një takim që shërbeu për një sër keqkuptimesh që disa pedagogët  kishin krijuar në lidhje me “Paktin për Univerisitestin”. Ata më dëgjuan mua dhe unë i dëgjova ata, edhe pse nuk u dakordësuam në fund, por unë mendoj që kjo është normale.Është me rëndësi që një pjesë e mirë e studentëve janë bashkuar dhe kemi filluar një mënyrë të re dialogu. Ne do të vazhdojmë të dëgjojmë të gjithë, por do të vijojmë duke udhëhequr. Shumica e pedagogëve dhe studentëve janë mbështetës për paktin për universitetin. Janë pjesëmarrës në dialogun që kemi filluar dhe po na çojnë sugjerimet si ta përmirësojmë këtë  dokument, që më pas do të jetë një kontratë mes qeverisë stafeve akademike dhe studentëve për të çuar përpara idetë më të mira për arsimin e lartë në Shqipëri. Fuqizimi i strukturave ekzistuese një mënyërë me e mirë për zgjidhjen e çështjeve. Disa nga problemet duhet të zgjidhen nga Univerisitet dhe jo Ministria . Nuk besoj se bojkotet dhe ultimatumet  janë një zgjidhje kur gjithë vëmendja është në sistemin e arsimit të lartë. Dhe ne kemi filluar një proces të mirëfilltë të dialog.

Besa Shahini, Ministrja e Arsimit dhe Sportit

 Ditën e sotme u  mbyll pa zgjidhje takimi i disa pedagogëve të Universitetit të Tiranës me ministren e Arsimit dhe Sportit, të cilët para pak ditësh i vendosën ultimatum qeverisë deri në datë 1 shkurt (lexo ketu), që të ndryshonte ligjin e Arsimit të Lartë, ose në të kundër t do të bojkotonin mësimin ose do të futeshin në grevë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë