Sot në orën 11:00, deputeti i Partisë Social-Demokrate, Tedi Mula dhe nënkryetari i kësaj force politike, Altin Vrioni, kanë zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj, për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Report Tv mëson se përfaqësuesit e PSD-së, partisë së drejtuar nga Tom Doshi, në konsultime me Presidentin kanë propozuar datën 9 maj për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Lajmi kryesor:
Presidenti takim me Ballën e Klosin për datën e zgjedhjeve lokale 2027, opozita refuzon në bllok ftesën! PS: Bojkoti s'është zgjidhje! Blushi letër: Konsultimet në kohë protestash, të padobishme! (VIDEO)










