Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot fotografi në rrjetin e tij social “Facebook” me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.

Rama shprehet se fotot me zyrtarin e lartë të BE-së i ka realizuar përpara darkës së mbrëmshme në Bruksel.

Kreu i qeverisë e konsideron Antonio Costa-n një mik të tij të çmuar.

“Mirëmëngjes dhe me këto momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Takimi u fokusua në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë ecurinë e reformave dhe bashkëpunimin e vendit me institucionet europiane.