Takimi me Vuçiç në Nish, Rama:
 Forum biznesi shqiptaro-se

Takimi me Vuçiç në Nish, Rama:<br /> Forum biznesi shqiptaro-se
Kryeministri Rama ka folur për herë të parë për takimin me kryeministrin serb Vuçiç në Nish. Rama ka konfirmuar se do të ketë një forum ekonomik shqiptaro-serb.
Takimi ishtë paralajmëruar nga Vuçiç dhe thuhet se në të do të merrnin pjesë edhe zyrtarë të qeverisë së Kosovës.

Ky forum biznesi që do të organizohet në Nish të Serbisë, ka kohë që po planifikohet dhe si pikënisje ka pasur bashkëpunimin për eliminimin e barrierave tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ne jemi takuar si çdo vit tanimë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor, dhe unë kam prezantuar me shumë krenari produktin fillestar të një pune të përbashkët, që e ka pasur zanafillën tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës për reduktimin e barrierave tregtare”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri Rama tregon për një media kosovare se gjithçka ka nisur pas një bisede me Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore Ellen Goldstein dhe me kryeministrin Aleksandër Vuçiç.

Duke parë rezultatet shumë inkurajuese të këtij bashkëpunimi, kam folur me drejtoren rajonale të Bankës Botërore, Ellen Goldstein, dhe po ashtu me kryeministrin Vuçiq e me të tjerët, për të ndërtuar një plan veprimi për nxitjen e tregtisë e të bashkëpunimit ekonomik në rajon. Kështu kemi bëre! Banka Botërore e ka koordinuar ketë punë përmes zyrave të veta në rajon dhe na ka asistuar me ekspertizën e saj”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama sqaron se çfarë do të ndodh në Nish. Ai deklaron se nuk ka ndërmjetësuar pjesëmarrjen e niveleve të larta të qeverisë së Kosovës

"Në Nish, ky plan do të prezantohet në një forum ekonomik biznesi shqiptaro-serb. Kjo është e gjitha. Nuk e kam ndërmjetësuar pjesëmarrjen e niveleve të larta të qeverisë së Kosovës në këtë takim dhe  as s’më është kërkuar dhe as s’e kam kërkuar një gjë të tillë”, thekson Rama.

Kryeministri Rama deklaron se asnjëherë nuk ka bërë ndasi me Kosovën, mirëpo as nuk përzihet në punët e Kosovës me palët e treta.

Nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga agjendat e bisedimeve të mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojnë Qeverisë së Kosovës ne raport me palët e treta! Në rast se më kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqësi, por kurrë ndërhyrje, sepse s’e kam pare asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme paternaliste të Tiranës ndaj Prishtinës”.

Rama konfirmon se në forumin e Nishit do të flitet për të ardhmen e rajonit dhe për mundësitë e kooperimit në fushën e ekonomisë e tregtisë, e po ashtu edhe për ndërmarrjen e masave që do ta lehtësonin të bërit ekonomi në mes të dyja vendeve.

Do të flasim për të ardhmen e përbashkët të rajonit dhe potencialet e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar në të mirë të sipërmarrjeve e të popujve tanë. Një sërë masash që do të lehtësojnë shumë shkëmbimet tregtare dhe ekonomike e do të rrisin ekonominë e vendeve tona”.

Sa i përket lajmit në mediat serbe, të cilat e përcollën si një takim mes tij dhe homologut Vuçiç e që nxiti jo pak reagime në Prishtinë, ai thotë se e gjitha situata i duket qesharake.

"Më ka ardhur keq që një gazetë nga Beogradi ka çoroditur kursin mediatik në Prishtine! Qesharake! Si duket sëmundja e vjetër e gushtit mediatik të Tiranës e ka kaplue edhe Prishtinën”.

Mediat serbe e ato kosovare raportuan se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen në Nish në një forum biznesor, në të cilin sipas tyre do të merrnin pjesë edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima