Takimi me Vuçiç,Thaçi:Faza e re
i hap rrugë të ardhmes europiane

Takimi me Vuçiç,Thaçi:Faza e re<br />i hap rrugë të ardhmes europiane
Këtë të enjte Presidenti Thaçi dhe homologu serb Aleksandër Vuçiç u takuan rreth një orë në Bruksel në një mbledhje të thirrur nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Komisioni Evropian njoftoi  se qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve lidhur me vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me fokus përgatitjen e fillimit të një faze të re të dialogut.

Vetë presidenti Thaçi ka bërë me dije atë çka u diskutua në këtë takim i cili pritet t’i jap një tjetër frymë raporteve Kosovë-Serbi.

Kreu i Shtetit bën shprehet se tashmë duhet një marrëveshje përfundimtare e cila do t’i ndihmojë vendet respektive të ecin përpara.
 
 “Falënderoj Mogherinin që na mundësoi këtë takim me presidentin e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Ka qenë një takim korrekt ku kemi diskutuar për hapat e mëtutjeshme për fillimin e një dialogu të ri në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve fqinje. Kosova edhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje përfundimtare”, u shpreh Thaçi duke shtuar se ky dialog po kalon në një fazë të re.

Kreu i Shtetit shtoi se nuk ndërhyn në debatet e brendshme në Serbi, por pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial "janë çështje të përfunduara dhe të pakthyeshme.

“Çdo marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve do të jetë në pajtim me vullnetin e popullit të Kosovës.Shpresoj që në të ardhmen do të arrijmë një marrëveshje  Jemi dy shtete të pavarura dhe sovrane kemi nevojë për komunikim dhe kemi nevojë për një marrëveshje përmbyllëse.

Kjo fazë e re e dialogut që e kemi deklaruar edhe më herët është e nevojshme që të fillojë sa më shpejt që është e mundur dhe të jetë brenda  kritereve evropiane.

Në këtë fazë kemi besim të plotë që duhet të jetë një unitet i qëndrueshëm në unitet me Bashkimin Evropian dhe mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do të diskutojmë për çështje që kanë mbetur të hapura dhe që kanë nevojë të mbyllen një herë e përgjithmonë dhe të arrijmë marrëveshjen e përmbylljes...

Sot mes Kosovës dhe Serbisë kemi një komunikim më normal që kemi pasur më herët dhe tash në duhet një marrëveshje që të ecim më shpejt përpara”
, ka deklaruar Thaçi.

Ai po ashtu ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, nënkupton po ashtu  paqe për të gjithë  rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Thaçi pas këtij takimi deklaroi se shpreson që të ketë takime më të shpeshta me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

“Shpresojë që në të ardhmen e afërt të themelohen institucionet dhe Qeveria të funksionalizohet dhe institucionet edhe të arrihet marrëveshja finale që nevojitet për shtetndërtimin e Kosovës. Shpresoj të kemi takime më të shpeshta me Vuçiqin në mënyrë që të vazhdojmë këtë marrëdhënie”, shtoi Thaçi.

Pas takimi  zyra e diplomates Mogherini ka publikuar një deklaratë për mediat  duke sqaruar se të dyja palët janë pajtuar për hapat përfundimtarë në zbatimin e Marrëveshjes për drejtësonë të arritur brenda dialogut që ndërmjetëson BE.

"Presidentët konfirmuan se marrëveshja do të zbatohet plotësisht më 17 tetor, 2017. Atë ditë, gjykatësit, prokurorët dhe stafi gjyqësor do të integrohen në Gjyqësorin e Kosovës. Integrimi i personelit gjyqësor do të mundësojë drejtësi në gjithë Kosovën, në veçanti në rajonin e Mitrovicës", tha Mogherini.
 
Takimi i sotëm vjen pas atij të 3 korrikut, në të cilin Thaçi dhe Vuçiç ranë dakord që bisedimet të hyjnë në një periudhë të re, për të trajtuar çështje përtej atyre thjesht teknike.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre