TIRANE- Në orën 15:00 Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, zhvilloi takim me kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Gjatë takimit, Moore vlerësoi bashkëpunimin e gjyqësorit shqiptar dhe ekspertëve amerikanë. Sipas tij “thellimi i bashkëpunimit, synon konsolidimin e shtetit të së drejtës”.
Moore tha se “institucionet duhet të funksionojnë normalisht, në mënyrë që publiku të fitojë besim të plotë te organet e drejtësisë”.
Ndërsa, kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, vlerësoi mbështetjen e qeverisë amerikane në konsolidimin e sistemit gjyqësor në vend.
Zaganjori tha se “duhet të ndërmerren hapa pozitive për mirëadminsitrimin e sistemit gjyqësor”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com