Takimi Meta-Limaj: ’Rruga Kombit’, investimi më madhor në interes të dy vendeve

Takimi Meta-Limaj: ’Rruga Kombit’, investimi më madhor në interes të dy vendeve

Takimi i Presidentit të vendit, Ilir Meta me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj,ku biseduan për bashkëpunim midis dy vendeve

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim zyrtar me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, ku në fokus të bisedës ishte pikërisht mendimi e synimi për rritjen e bashkëpunimit  midis dy vendeve. 

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Presidenti Meta thotë se kanë ndarë të njëjtën bindje se Rruga e Kombit është investimi më madhor që kanë bërë dy vendet tona, e cila ka ndihmuar mjaft  rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë.

Mirëmbajtja dhe rritja e standardeve të lëvizjes dhe sigurisë është shumë e rëndësishme, por çdo vendim në këtë drejtim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar, në mënyrë që ky korridor kombëtar jetik të gjenerojë edhe më shumë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë.

Presidenti, Ilir Meta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën