Takimi Mustafa-Vuçiç, nënshkruhet
marrëveshja për drejtësi mes palëve
Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç, në zyrat e BE-së në Bruksel, përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi.
PRISHTINE - Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç, në zyrat e BE-së në Bruksel, përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi. Sipas ndërmjetësueses së BE-së Federica Mogherini marrëveshja është arritur pas rreth 4 orë bisedime. Ajo ka shkruar në rrjetin social Twitter
“Sapo nënshkruam marrëveshjen për drejtësinë: Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”.
Pas takimit ku morën pjesë dhe ministrat e jashtëm Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, kryeministri Mustafa deklaroi se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.
I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa tha se nuk ka pasur kohë për bisedime jashtë axhendës. Ai deklaroi se nuk do të hapen tema të reja, pa u njësuar institucionet paralele në veri, duke vendosur theks të veçantë tek Mbrojtja Civile.
Ndërkohë, kryeministri serb Vuçiç deklaroi se me arritjen e marrëveshjes përfiton më tepër Serbia dhe serbët e veriut, të cilët do të mbipërfaqësohen në Gjykatën e Mitrovicës, e cila do të ketë 9 prokurorë shqiptarë e 9 serbë.
Përfaqësuesja e BE-së, Mogherini, në anën tjetër ka bërë me dije se dy kryeministrat do të punojnë sëbashku gjithashtu dhe për çështjen e migrimit ilegal të kosovarëve.
Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2686
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himara sot në zgjedhje/ 4 autobusë me votues kanë hyrë brenda 2 ditësh në Qafë Botë nga Greqia! Burimet për Report Tv: U organizuan nga stafi i kandidatit Gjikurias
4 Gusht, 07:45
-
Saga e bashkisë Himarë, 15 muaj ‘betejë’ për drejtimin e saj
4 Gusht, 07:30
-
Zgjedhjet në Himarë, Në 9 QV ende nuk ka nisur votimi
4 Gusht, 07:27
-
Lajme të mira në dashuri... çfarë thonë yjet për ju sot
4 Gusht, 07:14
-
VIDEOLAJM/ Himara zgjedh sot kryetarin, votuesit e parë shkojnë në qendrat e votimit
4 Gusht, 07:14
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
LIVE- Himara zgjedh sot kryetarin e ri, Vangjel Tavo apo Petro Gjikuria? Burime për Report Tv: 4 autobusë me votues nga Greqia hynë në Qafë Botë
4 Gusht, 06:52
-
Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf
3 Gusht, 22:56
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37