Takimi në Fier, Kryemadhi: LSI nuk
është shtojcë e asnjë partie politike

Takimi në Fier, Kryemadhi: LSI nuk<br />është shtojcë e asnjë partie politike
Gjatë një takimi me gratë e LGI në Fier, deputetja Monika Kryemadhi deklaroi se “LSI nuk është shtojcë e asnjë partie politike në vend, por është një forcë që ka integritetin e saj”.
 
Duke iu bërë thirrje që të jenë aktive në vendimmarrje, deputetja Kryemadhi shpjegoi edhe dy aleancat si atë me PD në vitin 209 dhe atë me PS në vitin 2013.
 
“Është një parti e cila nuk është shtojcë e asnjërës parti. LSI është identitet më vete. Është ajo parti që mori një vendim shumë të rëndësishëm në 2009, kur bëri koalicion me PD, për të krijuar mundësinë e lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Të njëjtën gjë bëri LSI në 2013-n kur bëri koalicionin e saj natyral për të vazhduar procesin e integrimit europian”, tha Kryemadhi.
 
E pranishme në këtë takim, ministrja e integrimit Klajda Gjosha u kërkoi përfaqësueseve femra, të punojnë fortë për platformën që ka në thelb LGI, për të forcuar strukturat.
 
“Është e rëndësishme të forcojmë strukturat tona, e lëvizjes së gruas. Në çdo qendër votimi duhet të kemi gra dhe vajza që janë përgjegjëse të kësaj strukture sepse vetëm në këtë mënyrë mund të forcojmë lëvizjen e gruas brenda partisë sonë”, tha Gjosha. Në 6 nëntor, LSI mban zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force politike.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Edison Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit