Balla e nis nga Shkodra turin e takimeve: Të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale

Balla e nis nga Shkodra turin e takimeve: Të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale

Taulant Balla takim me policët në Shkodër

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. 

Ministri Balla ka kërkuar nga Shkodra të merren të gjitha masat që i takojnë Policisë, për mbarëvajtjen e sezonit turistik, të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale dhe pastrimin e alpeve e zonave të thella, nga kultivimi i lëndëve narkotike. 

Gjithashtu ai theksoi se strukturat e Policisë duhet të kenë vëmendje më të shtuar edhe ndaj ndërtimeve pa leje, sidomos në qendrat urbane dhe zonat turistike. 

“Na duhet vëmendje e shtuar ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje në qendrat urbane e ato turistike. Nuk duhet të ketë asnjë tolerim”, tha ministri Balla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Balla takim me strukturat e Policisë në Lezhë: Në Shqipëri nuk mund të ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët

1689696539_96584b3eeefb48cebbf0322c042df12f.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës.

Ministri Balla gjatë takimit u shpreh se në Shqipëri nuk mund të ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët.

“Në territorin e kësaj republike nuk mund të ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve”, tha Balla.

Sipas Ballës në çdo komunitet të Shqipërisë duhet të ketë rend ligjor dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe me garancinë e Policisë së Shtetit.

Ora 17:22
Pas Shkodrës, Balla takim me strukturat edhe në Lezhë! Shoqërohet nga Rrumbullaku

 

Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i policisë se shtetit Muhamed Rrumbullaku, takim me strukturat e policisë vendore ne Lezhe. Takimi u zhvilluar me dyer te mbyllura dhe zgjati rreth 60 minuta. Sipas burimeve ministri ju ka kërkuar drejtuesve te policisë vendore angazhim maksimal ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ne luftën kundër kriminalitetit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nexho shabani: 18/07/2023 17:12

    Nxirr nje ligj te veçante qe 55 vjec e siper te shkojne ne shtepi. Mos i le pa buke, por kundrejt nje pensioni dinjitoz. Ke njerez qe vegjetojne me nga 20 vite ne te njejtat detyra, pa vizion dhe me oren e ngelur qe ne kohen e xhaxhit. Jepi rruge e hapi krahun e te rinjve, atehere e shikon vete.

    Përgjigju
  • Beni: 18/07/2023 16:39

    Në këtë sallë, si ata që janë në podium dhe ata që janë përballë, kanë një gjë të përbashkët… HAJDUTLLIKUN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore