Takimi në Bruksel, Kurti raporton në Kuvend: Kërkova sanksionimin e Serbisë! Kemi arritur vetëm një marrëveshje, sjell njohjen de-facto të Kosovës

Takimi në Bruksel, Kurti raporton në Kuvend: Kërkova sanksionimin e Serbisë! Kemi arritur vetëm një marrëveshje, sjell njohjen de-facto të Kosovës

Albin Kurti në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli ditën e sotme në kuvendin e Kosovës në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe për takimet e fundt në Bruksel. Kurti shprehet se kjo marrëveshje, nënkupton njohje de facto të Kosovës nga Serbia.

"Marrëveshja bazike në Ohër, ka njohjen de facto të Kosovës nga Serbi dhe ky është rezultat i dy viteve dialog. 5 nenet tjera kanë përfitime dypalëshe. Vetëm nenin 7, ndërlidhet me trashëgiminë nga dialogu i dekadës së kaluar. E rëndësishme të kuptojmë që neni i 7 i marrëveshjes është rezultat i dialogut të këtyre dy viteve. Pa nenin 7, do të përfundonim vetëm me nenin 10 , për marrëveshjet e kaluara. Qëndrimi i qeverisë ka qenë dhe mbetet tek zbatimi i marrëveshjes së ngritur në Ohër. Në këtë drejtim, me 21 tetor kemi pritur 5 emisarët nga BE dhe SHBA që sollën një plan për ecjen përpara. Ky plan përfshinte edhe një propozim për një draft-statut, për zbatim të nenit 7 në lidhje me nenin 10 të marrëveshjes dhe ne kemi vlerësuar këtë qasje", tha Kurti.

Kurti gjithashtu tha se kishte kërkuar me shumë siguri në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha "kërkova të bëhet edhe ndëshkimi dhe sanksionimi i Serbisë, pasi mosndëshkimi bëhet inkurajim për përsëritje. Pra sulmi na ka ardhur nga ana tjetër e kufirit, ndërkaq kërkesën për sanksione e kemi për hirë të përsëritjes. E theksove anëtërësimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe si hap i parë ndaj anëtarësimit në NATO, është përgjigja më i mirë".

Ai tha se në takim kishte kërkuar që Radoiçiç dhe përgjegjësit e tjerë duhet të ekstradohen në Kosovë dhe të përballen me drejtësinë.

Si përfundim tha se "Para krerëve të BE, ne ofruam të nënshkruajmë marrëveshjen bazë të Brukselit së bashku me aneksin zbatues  të Ohrit, si dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 lidhur me nenin 10, pra për idenë e vetëmenaxhimit".

"Më 26 tetor, në Bruksel zhvilluan takim me krerët e BE-së. Në këtë takim, unë së pari dhe mbi të gjitha kam kërkuar me shumë siguri në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nga Serbia, agresioni ndaj Kosovës, me paramilitarët, kërkova të bëhet edhe ndëshkimi dhe sanksionimi i Serbisë, pasi mosndëshkimi bëhet inkurajim për përsëritje. Pra sulmi na ka ardhur nga ana tjetër e kufirit, ndërkaq kërkesën për sanksione e kemi për hirë të përsëritjes. E theksove anëtarësimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe si hap i parë ndaj anëtarësimit në NATO, është përgjigjia më e mirë. Në takim potencova që Radoiçiç dhe përgjegjësit e tjerë duhet të ekstradohen në Kosovë, që të përballen me drejtësinë. Kërkova që po ashtu që sa më parë të na jepet statusi për anëtarësim ne BE dhe 5 shtetet që nuk na njohin, t’i bashkohen 22 shteteve anëtare të BE, që e njohin pavarësinë e Kosovës. Para krerëve të BE, ne ofruam të nënshkruajmë marrëveshjen bazë të Brukselit së bashku me aneksin zbatues  të Ohrit, si dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 lidhur me nenin 10, pra për idenë e vetëmenaxhimit”, tha Kurti.

      Rendit zhvillimet sipas orarit:
      Ora 12:35
      Kurti iu drejtohet deputetëve të LDK-së: Beogradi s’është i interesuar të nënshkruajë me mua, ma tregoni ju si ja keni bërë

      1699010700_albinkurtikosoveserbitensioneneveritekosoves.jpg

      Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka raportuar në Kuvend në lidhje në lidhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. Kurti duke iu drejtuar deputetëve të LDK-së tha se Beogradi nuk është i interesuar të nënshkruajë marrëveshje me të, e ironizoi duke iu kërkuar atyre që t’i tregojnë si arrihet kjo.

      ‘Beogradi nuk është i interesuar që të nënshkruaj me mua. Dilni këtu në foltore dhe më thoni,. Me mua po ik nuk po nënshkruan po shpall zgjedhje. Tani unë jam konstant në Serbi me humb zgjedhjet. Ju kallëzoni si keni nënshkruar më Beogradin. Jam i gatshëm dhe unë të nënshkruaj.’- tha Kurti.

      S.S/Shqiptarja.com
      Komento

      KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

      Komente

      • Fatosi-kosove: 03/11/2023 23:59

        Eshte Hera e trete qe lideret kosovar deklarojne "njohjen defakto" dhe skane turp edhe pse e dijne se po genjejne veten se te tjeret nuk i besojne yre her, hera e pare ishte Rugova kur kaloi uren e ibrit dhe deklaroi se u bashkua kosova,heren e dyte osmanka dhe kurrci poashtu kaluan uren dhe nje grup rrugaq serb JO vetem ju shane nanen por edhe ju treguan se sa te fort jan ne se ...s kurse sot kurrci thot se serbia e ka njohur defakto kosoven, e vuqiqi del ne tv dhe e thot te kunderten, e kurrci dhe mender presednike osmanka si per targat edhe per asociacionin nga associacin i komunave serbe tash po del se kan pranuar autonomi te serbeve, hajde bac hajde, po realizohet ajo qe kam thane para peps gjasht vitesh se me osmanken presednike dhe kurrcin kryeminister serbia ka kryer gjysmen e punes ne qellimet e veta per ta kthyer kosoven, e VV-ceja le te festojne se e rikthyen serbosllavine edhe nje her.

        Përgjigju
      • tefiku: 03/11/2023 15:45

        Po mer plehre por para disa viteve beje gjurrulldi ne parlament qe mos aprovohej marreveshja.Tani lepin ate qe ke peshtyre dhe e quan fitore.

        Përgjigju
      • O kurtramalesh: 03/11/2023 15:44

        Duhet dhe njohje De Juro. De fakto është kry

        Përgjigju
      • Sondazhi i ditës:
        23 Dhjetor, 23:33

        Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



      ×

      Lajmi i fundit

      Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

      Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë