Kurti iu drejtohet deputetëve të LDK-së: Beogradi s’është i interesuar të nënshkruajë me mua, ma tregoni ju si ja keni bërë

Kurti iu drejtohet deputetëve të LDK-së: Beogradi s’është i interesuar të nënshkruajë me mua, ma tregoni ju si ja keni bërë

1699010700_albinkurtikosoveserbitensioneneveritekosoves.jpg

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka raportuar në Kuvend në lidhje në lidhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. Kurti duke iu drejtuar deputetëve të LDK-së tha se Beogradi nuk është i interesuar të nënshkruajë marrëveshje me të, e ironizoi duke iu kërkuar atyre që t’i tregojnë si arrihet kjo.

‘Beogradi nuk është i interesuar që të nënshkruaj me mua. Dilni këtu në foltore dhe më thoni,. Me mua po ik nuk po nënshkruan po shpall zgjedhje. Tani unë jam konstant në Serbi me humb zgjedhjet. Ju kallëzoni si keni nënshkruar më Beogradin. Jam i gatshëm dhe unë të nënshkruaj.’- tha Kurti.


Lajmi kryesor:

Takimi në Bruksel, Kurti raporton në Kuvend: Kërkova sanksionimin e Serbisë! Kemi arritur vetëm një marrëveshje, sjell njohjen de-facto të Kosovës


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë